Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

604 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, takim koke me koke ndermjet Lautaros dhe Contes. Gazzetta: “Ja cfare premtimi i ka bere ati teknikut zikalter.”

Inter, takim koke me koke ndermjet Lautaros dhe Contes. Gazzetta: “Ja cfare premtimi i ka bere ati teknikut zikalter.”
Inter Club Staff

Lautaro Martinez ka zgjedhur te flase me ne fund dhe e ka bere kete gje me personin me te rendsishem ne kete moment ne skuadren zikalter, Antonio Conten.

Ai deshiron qe ta mbylle kete sezon si protagonist me Interin edhe pse sirenat e Barcelones jane cdo dite e me shume te forta.

La Gazzetta dello Sport foli edhe dje per kete ceshtje, por sot e ka perforcuar akoma me shume gjithcka ne numrin e saj te perditshem.

“Argjentinasi i ka bere nje premtim kohe me pare Barcelones qe pritet te ndryshoje te ardhmen e tij.”

“Por ai diten e djeshme i ka bere nje premtim edhe Antonio Contes: i ka dhene Interit nje premtim per dedikim total ne te tashmen duke garantuar keshtu se merkato nuk do te ndikoje tek ai fare.”

“Lautaro Martinez eshte aktori protagonist i telenoveles se veres ne shtepine Inter sepse tashme eshte dicka e njohur deshira e tij per te luajtur me Messin.”

“Edhe pse ai i ka thene po kontrates milionere me Barcelonen, ai eshte gati per misionin e tij te fundit me bluzen numer 10 zikalter.”

“Ai deshiron qe te udheheqe Interin ne kete finale sezoni duke u munduar te arrije me Interin te gjitha objektivat e vena: Kupe Italie, Serie A dhe Europa League.”

“Conten e keto jave stervitje ne Appiano Gentile e ka pare me shume vemendje dedikimin e tij ne fushe, dedikim i cili per hir te vertetes nuk ka munguar aspak.”

“Por ky ballafaqim me Conten ka sherbyer shume edhe per te vene disa ‘pika mbi i’. Me mire te jemi te qarte per ate qe presim, se sa te kete ndasi brenda skuadres.”

“Lautaro e ka dhene premtimin e tij. Conte e ka marre si nje fjale te dhene. Tashme Interi eshte gati te luftoje ne tre fronte, ne pritje te nje vere qe do te jete plot me thashetheme…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.