Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

543 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, tani trego krenarine! Nese je ekip i madh, rinisu per Champions. Mbreme…

Inter, tani trego krenarine! Nese je ekip i madh, rinisu per Champions. Mbreme…
Bujar Berishaj

Dje ka qene nje nate e zjarrte, me mijera emocione te pafundme.

Nje prej atyre neteve qe shenojne nje sezon te tere dhe qe pavaresisht rezultatit mund te te japin nje shtyse te madhe ose e kunderta.

Dhe per kete motiv nuk do te jete e lehte per Interin e Spallettit te ngrihet pas nates se kaluar. Zikalterit kane treguar zemer, ide, angazhim, duke derdhur djerse per nje objektiv dhe nje fanelle qe po e mbeshtesnin 80 mije spektatore qe kane mbushur Meazzan.

Por kjo nuk ka mjaftuar. Per zgjedhjet e diskutueshme te Orsatos, per Spalletin, per fatin qe duket se kur takon Interin i kthen shpinen dhe shpesh ka qene me Juven. Per kete e shume tjeter, ne nje ndeshje heroike ku megjithate zikalterit kane dalr pa pike dhe me friken qe nuk do te arrijne ne Champions.

Morali i skuadres sigurisht qe tani nuk eshte me i miri. Kur permbysja me e bukur dukej nje hap larg, ja ku permbyset bota. Tashme zikalterit me nuk jane pronare te fatit dhe duhet te shpresojne ne hapa fals te Lazios dhe Romes.

Nje kualifikim ne Champions eshte i rendesishem per te ardhmen e skuadres dhe klubit, dhe duke nisur nga sot, me krenari dhe vendosmeri, duhet te jete mendimi i vetem per te shkuar perpara. Nuk eshte e lehte, ta thuash permes nje tastiere eshte gjithcka shume me e lehte. Por te ringrihesh nga nje nate si ajo mbreme eshte dicka qe kerkon krenari dhe vetem skuadrat e medha mund ta bejne.

Tani, edhe pse nuk eshte me pronare e fatit Interi duhet ta tregoj qe eshte. Sepse ajo e djeshmja nuk duhet te jete vetem nje nate e pafate. Kjo skuader ka treguar qe mund te luaj me te gjithe, qe mund te kap enderren.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.