Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,306 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter: tashme Champions nuk eshte me nje enderr. Shkurti muaj deciziv?

Inter: tashme Champions nuk eshte me nje enderr. Shkurti muaj deciziv?
Inter Club Staff

Kjo qe sapo y mbyll, ka qene pa piken e dyshumit, nje e diele pro-Inter.

Humbja e Romes me Sampdorian dhe barazimi i brendshem i Napolit me Palermon i kane dhene Interit mundesine qe te vene ne shenjester edhe vendin e dyte, jo vetem vendin e trete. Jane pese piket qe duhet te rekuperohen ndaj skuadres se Spalletit ndersa vetem tre ato ndaj Napolit. Nisja shkatrrimtare e fillimit te sezonit penalizon shume zikalterit te cilet nuk duhet ta heqin kemben nga gazi ne asnje moment nga ketu deri ne fundin e kampionatit. Ja klasifikimi i njembedhjete javeve te fundit: 28 pike kane fituar Icardi me shoke, +3 me shume se Napoli, +4 me shume se Juve dhe Roma. Pak pike te rekuperuara, por teper te rendesishme.

Ne kete moment mund te themi pa frike se shkurti do te jete muaji i te vertetes per ambicjet e Interit qe do te takoje Juventusin ne Torino (te dielen e ardhshme), Empolin ne shtepi (12 shkurt), Bolognan jashte (19 shkurt) pastaj Romen ne Meazza (ne 26 shkurt). Ne te njejten periudhe, skuadra kryeqytetase do te perballet me Fiorentinen, Crotonen dhe Torinon ndersa Napoli (ndeshja direkte me Interin ne Meazza eshte programuar per ne fundin e Prillit), te dilen do te shkoje ne Bologna, me pas ndaj Genoas dhe ne fund vizite ndaj Chievos dhe ne shtepi ndaj Atalantes. Ndermjet Genoas dhe Chievos, skuadra e Sarrit do te luaje edhe ndeshjen ndaj Real Madrid ne Champions.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.