Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

241 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, tashme ka vetem konfirmime: “E ardhmja e nje titullari ne dyshim te plote: nuk ka asnje gjurme per…”

Inter, tashme ka vetem konfirmime: “E ardhmja e nje titullari ne dyshim te plote: nuk ka asnje gjurme per…”
Inter Club Staff

Inter mund te pesoje disa ndryshime serioze gjate sezonit te ardhshem ku shume lojtare mund te largohen nga skuadra zikalter.

Por nderkohe qe emrat e te larguarve perfliten prej kohesh, vetem nje prej tyre ne kete moment eshte nje “titullar i padiskutushem.”

Normalisht qe po flasim per De Vrij, per te cilin edhe sot La Gazzetta dello Sport flet me nje kujdes teper te madh duke treguar edhe ate qe po ndodh.

“Nderkohe qe Inzaghi tenton kombinimet e tij ne fushen e Appianos dhe ate te San Siros, drejtuesit shohin kombinimet e mundshme ne merkato.”

“Pasi eshte siguruar porta me nje si Onana, tashme mendimi kryesor i Interit eshte te mendoje per nje zevendes te Stefan De Vrij.”

“E verteta eshte se Interi mund te vendose te “laje duart” me hollandezin gjate veres per shkak te kontrates se tij ne skadence ne 2023 dhe nuk ka absolutisht asnje gjurme te ndonje tentative per rinovim.”

“Konfirmimet per nje largim te tij vine nga te gjitha anet dhe normalisht qe shume do te vendose edhe Mino Raiola, agjent i lojtarit.”

“Mjafton te shohesh mungesen e kontakteve per nje rinovim te mundshem per te kuptuar se lojtari qe eshte aktualisht i demtuar nga Milano mund te largohet kete vere.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.