Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | April 6, 2020

Scroll to top

Top

1,509 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, te gjithe ne provim. Skuadra, Pioli dhe drejtuesit: duhet te djersisin! Suning shikon dhe vlereson…

Inter, te gjithe ne provim. Skuadra, Pioli dhe drejtuesit: duhet te djersisin! Suning shikon dhe vlereson…
Inter Club Staff

Te gjithe ne provim. Corriere della Sera niset nga fjalet e djeshme te Piolit ne konference per shtyp dhe nenvizon se si kjo ‘copez’ e fundit e kampionatit do i sherbeje klubit per te vendosur se kush eshte per Interin e kush nuk eshte.

Gjithcka duke u nisur nga tekniku emilian, i cili ne ndeshjet e fundit luan konfirmimin e tij edhe pse Conte eshte hequr jashte nga gara per pankinen e Interit (perfundimisht?) e ka mohuar cdo skenar te mundshem zikalter.

“Pioli deshiron te evitoje nje renie te skuadres qe mund ti jape fund eksperiences se tij  – lexohet -. Suning eshte nje pronare e duruar, por nder shume kualitete qe gezon, ata kane treguar qe nuk pelqejne te falin gabimet: kush gabon paguan dhe Pioli e di shume mire kete gje. Me shume se zerat (te pakontrollueshem dhe natyrale) te zevendesuesve te mundshem, ajo qe shqeteson tranjerin eshte mundesia qe ai te mos beje dot mjaftueshem per te mbajtur vendin e tij te punes. Crotone eshte nje ndalese qe duhet fituar me cdo kusht, por me pas jane tre ndeshjet e ferrit: Milan, Fiorentina dhe Napoli.”

“Tek Interi qe do vije, askush nuk eshte i sigurt: as tranjeri por as te tjeret. Ka rinovuar D’Ambrosio deri ne 2021, por edhe ai duhet te meritoje perseri vendin e tij ne fushe. Nderkohe Suning po shikon, vlereson, dhe do te beje bilancin e saj. Edhe pse per kinezet do te vije dita e ku gjerat do te behen te qarta”, tregon Corriere della Sera.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.