Inter, te henen vjen super goditja e radhes? Rossi zbulon: “Ma kane dhene si nje lajm te sigurt. Asnje dyshim”.
Tashme Inter ka filluar pergatitjen e saj ne Appiano Gentile, por pergatitjet e drejtuesve per sezonin e ri nuk kane perfunduar ende.
Edhe pse deri me tani jane bere pese goditje shume te rendesishme, te tjera jane ne horizont e me shume mundesi, shume shpejt.
Gjate nje video te publikuar diten e djeshme ne YouTube, Gian Luca Rossi, gazetari i njohur italian ka folur per ate qe ai e quan si goditjen e madhe te radhes.
“Inter nuk eshte aspak e qete. Kjo sepse Marotta dhe Ausilio duan te kene sa me shpejt nje skuader te plote ne Appiano”.
“Keshtu, sipas asaj qe me kane thene dhe me kane siguruar, presidenti i Torinos, Ciaro, diten e hene do te dorezohet”.
“Dita e hene do te jete dita kur Bremer do te kaloje tek Inter, me Torinon qe do te pranoje edhe oferten e Interit”.
“Mbetet per tu kuptuar vetem nese Torino do te marre ne kembim nje lojtar, apo dy te tille. Vetem kjo ka mbetur”.
“Ne fund te fundit, kercenimi i Interit se nese nuk pranojne te shesin Bremer tani kane per ta marre lojtarin per 15 milione euro ne janar, ka funksionuar.”