Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

496 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, te merkuren vendoset merkato? “Ja dy emrat me te nxehte ne kete moment: 19 milione per…”

Inter, te merkuren vendoset merkato? “Ja dy emrat me te nxehte ne kete moment: 19 milione per…”
Inter Club Staff

Interi vazhdon qe te kerkoje nje zevendes Lukaku me ngulm. Kur mungon me pak se nje muaj nga hapja e merkatos se janarit, do te jete shume e rendesishme ajo qe do te ndodhe diten e merkuren ndaj Shakhtar.

Aty do te kuptohet rendesia qe ka pasja e nje lojtari te besueshem ne stol per te lene pushim ndonje ndeshje Romelu Lukaku.

Nese Interi kualifikohet per me tej ne Champions, apo nese perfundon ne Europa League, zikalterit do duhet te nderhyjne me patjeter ne merkato per kete reprt.

Klubi zikalter si fillim ka dy emra ne liste, dhe ai qe do te largohej ne kete rast eshte sulmuesi Andrea Pinamonti.

arott

Dy emrat e pare jane ata te zakonshmit: Giroud dhe Milik. Por te dy nuk jane rruge te lehta per tu pershkruar.

I pari pas kater golave ndaj Sevilla, ka shenuar edhe ndaj Leeds ne Premier League dhe po merr minuta te rendesishme keto kohe me Chelsea.

Tuttosport eshte e sigurt: nese Lampard do te vazhdoje ti jape minuta, francezi do te rrije ne Londer deri ne skadence te kontrates.

Milik nderkohe eshte jashte per zgjedhje teknike: polaku qe te lejohet te largohet, Napoli kerkon 19 milione euro.

19 milione euro keto qe fitohen nga Interi nese kalon grupet e Champions League: me pak fjale, nje blerje e rendesishme ne sulm kalon me pare nga Shakhtar, ashtu si ju kemi treguar edhe ne te kaluaren.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.