Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

523 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, thesari Lautaro me mire se… Batistuta. Blasfemi? Jo, thjesht numra: ja statistikat e cmendura!

Inter, thesari Lautaro me mire se… Batistuta. Blasfemi? Jo, thjesht numra: ja statistikat e cmendura!
Inter Club Staff

Lautaro Martinez nuk ka pasur aspak frike qe te tregoje menjehere vlerat e tij ne nje realitet komplet te ri. 

Kalimi nga futbolli argjentinas ne ate europian dhe tek Interi nuk ka bere qe Toro te uli rendimentin e tij ne fushe por madje ka treguar dhembet pikerisht kur ishte nevoja per te, atehere kur Icardi braktisi skuadren.

Tashme demi argjentinas ka treguar cilesite e tij jo vetem me Interin por edhe me Argjentinen ku ka shenuar edhe nje gol mjaft te bukur ne fundjave.

Por Gazzetta dello Sport flet per numrat e Latuaros qe jane me te vertete te mrekullueshem:

“Gjeja qe e nenvizon impaktin e tij ne kampionatin tone eshte shume e thjeshte: golat. Ai ka shenuar 6 te tille. Por nje tregues tjeter i madh eshte frekuenca e golave.”

“Ai shenon nje gol cdo 175 minuta (nje gol cdo 164 nese llogarisim edhe Kupat).”

“Nese e krahasojme me futbollistet argjentinas te medhenj qe kane luajtur ne 30 vitet e fundit ne itali, verdikti se Lautaro ka bere nje super paraqitje ne sezonin e tij te pare ne Itali eshte i qarte.”

“Duke konsideruar vetem lojtaret qe ne Serie A kane ardhur ne moshe te re, poshte 23 viteve (duke perjashtuar Higuain qe erdhi nga Reali i Madridit tek Napoli si nje lojtar i konfirmuar). Toro ka bere me mire se te gjithe lojtaret bashkekombas qe kane luajtur ne A.”

“Ate e mund vetem Hernan Crespo i cili ka shenuar nje gol cdo 173 minuta. Diferenca eshte minimale dhe Lautaro Martinez klasifikohet edhe perpara Gabriel Batistuta.”

“Pastaj te gjithe te tjeret jane menjane: ICardi, Zarate, Balbo, Lavezzi e deri tek Paolo Dybala. Ai ne sezonin e tij tek Palermo shenoi vetem 3 gola.”

“Nga te gjithe keta duke perjashtuar Zaraten, deri me tani kane pasur nje karriere teper te mire. Me pak fjale Lautaro Martinez ka treguar se eshte nje prodhim jashteserie, jo thjesht nje nga te shumtit kometa te Serie A…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.