Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

554 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Thohir kercenon: “Nuk jane kushtet per te shitur 30% te aksioneve te mia. Kujtoni pak qe…”

Inter, Thohir kercenon: “Nuk jane kushtet per te shitur 30% te aksioneve te mia. Kujtoni pak qe…”
Inter Club Staff

Erick Thohir dhe pozicioni i tij ne brendesi te Interit eshte vene ne diskutim keto dite. 

Presidenti zikalter ka muaj tashme qe duket se eshte drejt shitjes se paketes se tij te aksioneve (30%) te pakten sipas asaj qe thone mediat.

Por Thohir ka dashur te qartesoje disa gjera ne nje interviste te IDN Times e qe eshte transmetuar sot nderkohe qe ishte dhene gjate kohes kur po luheshin Asian Games.

Fjale te qarta ato nga Thohir qe deri diku duken si nje kercenim ndaj Suning qe deshiron te bleje edhe 30% te aksioneve te indonezianit.

“Kur do te shes kuotat e mia tek Interi? Ketu behet fjale per nje ceshtje biznesi.”

“Une, si nje njeri biznesi, dua qe ta bej kete gje ne momentin e duhur dhe te largohem pikerisht ne momentin e duhur.”

“Kur te jete momenti, do te largohem por per momentin nuk jane kushtet per ta bere kete.”

“Kujtoni ende se une jam presidenti i Interit, mos e harroni kete. Edhe pse kam pak aksione” ka replikuar Erick Thohir pyetjes se nje tifozi indonezian ne transmetim.

Prej ditesh tashme ne Itali flitet se ka nje oferte nga Suning per kuotat e Thohir: ne kembim te aksioneve te Interit ai do te merte ne kembim disa kuota nga Suning.

Biznesmeni indonezian nderkohe deshiron para te thata per 30% e tij dhe nuk deshiron asgje ne kembim.

Por ka shume distance ne kete moment ndermjet ofertes se Suning dhe parave qe kerkon Thohir per shitjen e aksioneve: dicka me shume se dyfishi i vleres qe i ka blere.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.