Inter, tifoze perrallash… Skuadra e pare qe kalon 1 milion tifoze ne stadium: Ja klasifikimi i plote!
Per numer tifozesh ne stadium tashme Interi nuk ka rivale, tifozet e saj jan numrat nje ne numra dhe ne besnikerine ndaj skuadres se tyre.
Edhe pse sezoni nuk ka qene n der me te miret nga ana sportive, per tifozet nuk mund te thuhet nje gje e tille sepse kane qene me te vertete te mrekullueshem.
Fale komplet stadiumit te tejmbushur ne ndeshjen ndaj Juventusit (prezent 78.328), zikalterit kane kaluar numrin e mrekullueshem prej 1 milione tifoze, per te qene te sakte, shifra eshte 1.026.177.
Nje mesatare e frikshme prej 57.070 per ndeshje. Nje vend i pare qe tregon edhe njehere se tifozi zikalter eshte gjithmone prezent per te mbeshtetur skuadren ne te mire dhe ne te keq.
Ky eshte klasifikimi i 10 vendeve te para ne kete sezon ne Serie A per numer tifozesh.
Po e fillojme nga vendi i 10…
10 – GENOA: 355.958 (17 ndeshje)
Mesatarja e spektatoreve: 20.939
9 – SAMPDORIA: 363.717 (18 ndeshje)
Mesatarja e spektatoreve: 20.227
8 – BOLOGNA: 374.584 (18 ndeshje)
Mesatarja e spektatoreve: 20.810
7 – FIORENTINA: 461.066 (18 ndeshje)
Mesatarja e spektatoreve: 25.615
6 – LAZIO: 474.234 (17 ndeshje)
Mesatarja e spektatoreve: 27.896
5 – ROMA: 658.453 (18 ndeshje)
Mesatarja e spektatoreve: 36.581
4 – JUVENTUS: 665.903 (17 ndeshje)
Mesatarja e spektatoreve: 39.171
3 – NAPOLI: 719.503 (17 ndeshje)
Mesatarja e spektatoreve: 42.324
2 – MILAN: 894.502 (17 ndeshje)
Mesatarja e spektatoreve: 52.618
1 – INTER: 1.026.177 (18 ndeshje)
Mesatarja e spektatoreve: 57.010