Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,029 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, tjeter gjest madheshtor nga ana e Skriniar ne drejtim te klubit: “I ka bere me dije drejtuesve se eshte gati te…”

Inter, tjeter gjest madheshtor nga ana e Skriniar ne drejtim te klubit: “I ka bere me dije drejtuesve se eshte gati te…”
Inter Club Staff

Milan Skriniar ka qene protagonist i nje ndeshje shume te madhe ndaj Juventusit vetem pak dite me pare ne Torino.

Mbrojtesi sllovak i Interit ka sterfituar duelin me Vlahovic dhe i ka dhene mundesi zikalterve qe ta mbyllin me nje tjeter clean sheet ndeshjen.

“Te dielen Skriniar ka qene fytyra e nje formacioni qe nuk deshiron ende te ngreje lart flamurin e bardhe dhe qe deshiron te luftoje per Scudetton.”

“Eshte nje grup qe ne gjoks ka kampionatin e 2020-2021 dhe qe deshiron te luftoje per te pasur edhe ate te ketij sezoni.”

“Inter ende mund te shpresoje te ylli i dyte dhe normalisht kjo gje edhe fale nje ndeshje fenomenale te Milan Skriniar.”

“Por cfare po ndodh me kontraten e tij? Ai ka nje kontrate qe skadon ne 2023 dhe objektivi i Interit eshte i njohur: deshiron te rinovoje me te.”

“Zikalterit duan ta blindojne, edhe pse situata financiare nuk eshte se i jep Interit te drejten per ta cilesuar ate te pashitshem.”

“Por gjesti i madh ketu ka ardhur pikerisht nga lojtari: ai i ka thene drejtuesve se nuk ka asnje shpejtesi per te rinovuar kontraten, gjithcka mund te behet ne vere, por edhe dicka tjeter.”

“Skriniar ka thene se nuk ka me te voglin qellim qe te largohet nga Milano edhe pse diku tjeter mund te paguhet me shume. 100% ai qendron ne Milano pertej cdo oferte qe mund te vije.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.