Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

994 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Torino, formacionet e mundshme

Inter-Torino, formacionet e mundshme
Rinor Sopaj

Inter-Torino: që të dyja skuadrat në kërkim të pikëve të para. Pas humbjeve kunder Sassuolos dhe Romës, zikaltërit dhe torinezët duan t’i marrin pikët e para për këtë sezon.

INTER: Ndërrohen anësorët, Martinez-Icardi drejt konfirmimit

Do jetë ndeshja e parë sezonale e zikaltërve përpara publikut të tyre dhe disa prej prurjeve të merkatos së fundit pritet ta nisin ndeshjen si titullarë. Është shumë e mundshme që ta fillojë ndeshjen nga minuta e parë Sime Vrsaljko, i cili u transferua nga Atletico në ditët e fundit të merkatos dhe tashmë është kandidat për ta zëvendësuar në krahun e djathtë italianin D’Ambrosio, pas ndeshjes së parë të cilën e shikoi nga stoli. Pritet të ketë ndryshime edhe në anën e majtë: në vendin e Dalbert, do zhvendoset Asamoah. Në mesfushë konfirmohen tre nga katër që luajtën në Modena me Perisic që, pritet ta kompletojë vijën e mesfushës. Në sulm pritet të konfirmohet dyshja Martinez-Icardi, të cilët janë në kërkim të golave të parë në kampionat për këtë sezon. Në dispozicion të Spallettit kthehet edhe Radja Nainggolan mirëpo që pritet ta fillojë ndeshjen nga stoli.

TORINO: Soriano gati për ndeshjen e parë si titullar

Pas ndeshjes së parë të cilën e zhvilluan mjaft mirë përkundër rezultatit përfundimtar kundër Romës, Torino është i gatshëm të përballet në ndeshjen e dytë të madhe në Serie A. Marrja e pikëve në San Siro nuk do jetë e lehtë, por Mazzarri do provojë së bashku me skuadrën që luajti javën e kaluar në Olimpico. Konfirmohet rreshtimi 3-5-2 (Izzo, i zëvendësuar nga Aina në javën e kaluar, duhet të jetë i gatshëm për lojë), ndryshimet pritet të ndodhin në mesfushë. Me fanellën e Torinos ndeshjen e parë si titullar pritet ta bëjë Roberto Soriano, i cili do zëvendësonte Basellin. Në krahun e majtë kemi balotazhin Berenguer-Ansaldi, me këtë të fundit në përparësi. Në sulm nuk pritet të luajë si titullar Zaza: drejt konfirmimit dyshja Iago-Belotti.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.