
Inter dhe prapaskena e festimeve: “Sanchez? Jo, me i lumturi nga te gjithe dukej sikur ishte…”
Goli i Alexis Sanchez ka bere qe te shpertheje nje feste e madhe ne shtepine Inter vetem dy dite me pare.
Zikalterit kane fituar Superkupen e Italise ne frymen e fundit kunder rivaleve te perjetshem te Juventusit ne Meazza.
Por La Gazzetta dello Sport ka dashur te rikthehet te festimet te nje detaj qe ata e kane vecuar nga te tjeret dhe kane dashur ta theksojne.
Ja cfare shkruajne ata: “Ka qene nje feste per te gjithe sepse tek Interi te gjithe jane te rendesishem. Nga i pari tek i fundit.”
“Por nuk eshte nje ceshtje fjalesh, por nje ceshtje pune. E ka treguar Inzaghi me vepra kete gje me lart. Nuk eshte aspak ceshtje fjalesh.”
“Inter deri me tani ne Serie A ka arritur te dergoje ne rrugen e golave plot 15 lojtare te skuadres se tij. Dicka teper e pabesueshme.”
“Nderkohe qe para dy ditesh ndeshjen e vendosi Sanchez, qe ishte futur ne fushe bashke me Correan ne vend te Lautaros dhe Dzeko.”
“Por ne fund, me i lumturi nga te gjithe nuk dukej Sanchez por pikerisht Edin Dzeko, qe fitoi trofeun e pare italian ne karrieren e tij.”
“Ai e ka dashur shume nje trofe te Roma por dicka te tille e ka bere realitet vetem te Interi. Tani nderkohe enderron fitoren e Scudettos po me Interin nderkohe qe me Romen vetem e ka ndjekur gjithmone nga larg.”