Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

807 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Torino, Spalletti zbarkon artilerine kroate. Ne mbrojtje De Vrij-Skriniar: ja formacioni i mundshem

Inter-Torino, Spalletti zbarkon artilerine kroate. Ne mbrojtje De Vrij-Skriniar: ja formacioni i mundshem
Bujar Berishaj

Edhe kater dite dhe Interi do te impenjohet ne ndeshjen e dyte te ketij sezoni.

Do te jete Torino e ish-trajnerit zikalter Walter Mazzarri qe do te arrij ne Giuseppe Meazza per te luajtur ndeshjen e dyte ne kete kampionat te Serie A.

Dhe qellimi per kete ndeshje brenda mureve te Appiano Gentile eshte nje dhe i vetem: fitorja.

Keshtu trajneri i Interit, Luciano Spalletti se bashku me lojtaret do te kerkojne qe te harrojne ndeshjen e se dieles se kaluar kunder Sassuolos ku zikalterit u mposhten me rezultat 1-0 duke e nisur sezonin me humbje.

Dhe per te arritur te fitorja, sipas Gazzetta dello Sport, tekniku toskan tashme ka ne mendje formacionin qe do hedh ne fushe para publikut zikalter qe do te jete i shumte ne numer.

Ne mbrojtje do te rikthehet sllovaku Milan Skriniar si titullar nga minuta e pare ne vend te brazilianit Miranda duke formuar keshtu dyshen e mbrojtjes qe do te jete para portierit Samir Handanovic.

Por jo vetem, Spalletti eshte gati qe te hedh ne fushe edhe treshen kroate Vrsaljko, Brozovic e Perisic, me mbrojtesin e djathte qe eshte favorit ndaj Danilo D’Ambrosio me ganezin Asamoah qe do te spostohet ne krahun e majte te mbrojtjes.

Ne mesfushe do te jete serish Brozovic kurse ne sulm nga minuta e pare do te luaj edhe Ivan Perisic qe kunder Sassuolos u fut nga pankina per te krijuar rrezik per skuadren nga Reggio Emilia edhe pse nuk kishte shume minuta ne dispozicion.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.