
Inter, triplete goditjesh ne merkato: ja detajet, vizitat dhe data e zyrtarizimeve
Interi ka qene shume aktive per merkaton e veres qe tani dhe ka bere plot tre goditje per sezonin 2018-2019.
Eshte Corriere dello Sport qe nenvizon punen qe eshte bere nga njerezit e merkatos zikalter edhe pse eshte ende heret per hapjen zyrtare te merkatos.
“Lautaro Martinez eshte i pari qe eshte blere dhe mund te zhvilloje vizitat mjekesore per me pak se dy jave nga sot. Ai do te vije ne Europe me Argjentinen e tij per te luajtur dy miqesore kunder Italise dhe Spanjes. Qe kjo gje te ndodhe, duhet leja perkatese nga kombetarja e tij.”
“Nderkohe, per sa i perket dy goditjeve te tjera, ato jane te dyja me parameter zero.”
“Behet fjale per Stefan De Vrij, hollandezin e Lazios dhe Kwadwo Asamoah, lojtarin e krahut te majte te Juventusit.”
“Per hollandezin cdo gje ne rregull dhe ka ardhur rruga e lire edhe nga Kina: do te kete nje kontrate 5 vjecare me 4 milione euro ne sezon. Vizitat mjekesore pritet te behen disa dite pas perfundimit te sezonit.”
“Per sa i perket ganezit ka optimizem: Asamoah ka vendosur qe te largohet nga Juventusi dhe per motive oportune ka vendosur qe ta zyrtarizoje kete vetem pasi te kete mbaruar sezoni. Per te eshte gati nje kontrate 3 vjecare nga Inter.”
Keshtu shkruan Corriere dello Sport sot ne faqet e saj.