Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

571 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Udinese, Conte ka gati dy surpriza te medha ne formacionin anti-Udinese? “Nga minuta e pare edhe…”

Inter-Udinese, Conte ka gati dy surpriza te medha ne formacionin anti-Udinese? “Nga minuta e pare edhe…”
Inter Club Staff

Interi e ka lene pas shpines tashme fitoren e mrekullueshme te arritur ndaj Juventusit vetme pak dite me pare ne Meazza.

Zikalterit fituan 2-0 me skuadren e Pirlos, por ajo qe ra me shume ne sy ne kete ndeshje ishte fakti se Interi e dominoi totalisht ndeshjen.

Nderkohe, tani e ka radhen nje tjeter skuader me ngjyra bardhezi qe te perballen me Interin, sepse ne rrugen e Interit eshte Udinese.

Zikalterit do te udhetojne ne transferten e Friulit diten e shtune, per te luajtur pikerisht ndaj Udineses qe diten e djeshme arriti ti marre nje barazim Atalantes ne ndeshjen e prapambetur te Serie A.

Por kush jane idete e Contes per kete ndeshje? Nuk duhet harruar aspak qe te merkuren do te kete nje tjeter ndeshje te rendesishme per Interin.

Perballe do te jete skuadra e Milanit, ne ndeshjen derbi te vlefshme per Kupen e Italise, ku zikalterit do te luajne ndaj skuadres se Piolit.

Gjithesesi, ndaj Udineses, Conte me sa duket mund te surprizoje jo pak nga minuta e pare me formacionin e tij.

Tekniku zikalter pritet te zgjedhe ne mesfushe ne vendin e Vidal dhe Brozovic, Gagliardini dhe Sensi, per ti lene keshtu pushim keta ty lojtare per Milanin.

Por edhe Eriksen eshte nje kandidature serioze per te zevendesuar Brozovic ne kete ndeshje.

Nderkohe, formacioni i mundshem i Interit:

Handanovic, Skriniar, De Vrij, Bastoni, Hakimi, Young, Barella, Sensi, Gagliardini, Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.