INTER-Udinese, Conte vendos gjithcka? “Ja formacioni: plot gjashte ndryshime ne krahasim me Juven.”
Per here te fundit per kete sezon, ku Interi eshte shpallur tashme kampion, zikalterit do te zbresin ne fushe neser ndaj Udineses.
Ajo eshte nje ndeshje shume e rendesishme edhe pse nuk vlen praktikisht per asgje tjeter vecese per statistike.
Nga njera ane eshte Interi qe deshiron te beje nje figure shume te mire sepse do te ngreje kupen dhe nga ana tjeter eshte Udinese qe deshiron te luaje sa me mire ndaj kampioneve.
Por duket se Antonio Conte ka vendosur qe te beje nje turnover jo te vogel ne kete ndeshje duke ndryshuar plot gjashte lojtare ne krahasim me ndeshjen ndaj Juventusit.
Kete gje e tregon La Gazzetta dello Sport e cila shkruan si me poshte: “Conte eshte gati te lere shume lojtare ne stol.”
“Duke filluar qe nga Nicolo Barella dhe Arturo Vidal, te cilet jane stervitur me grupin dje, por nuk pritet ta nisin nga fillimi.”
“Ne vendin e tyre pritet te luajne Eriksen dhe Gagliardini, nderkohe qe Brozovoc do te zevendesohet nga Sensi.”
“Por te tjeret? Rreshtimi pritet te jete ky: Handanovic, D’Ambrosio, Ranocchia, Bastoni, Hakimi, Young, Sensi, Eriksen, Gagliardini, Pinamonti dhe Lukaku.”