Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

1,365 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Udinese, gabimi i tmerrshem i arbitrit tek rasti i Gagliardinit. Marelli shpjegon: “Ja pse duhet te vazhdohej loja.”

Inter-Udinese, gabimi i tmerrshem i arbitrit tek rasti i Gagliardinit. Marelli shpjegon: “Ja pse duhet te vazhdohej loja.”
Inter Club Staff

Shume tifoze te Interit kane vene re nje episod teper te cuditshem diten e djeshme tek porta e Udineses. 

Arbitri Mariani ka ndaluar Roberto Gagliardinin i cili po shkonte drejt portes pasi kishte rekuperuar nje top.

Ndalesa e lojes ndodhi pa ndonje shpjegim logjik sepse lojtari i Udineses ishte i shtrite, po cohej nga toka, pa Gagliardinin qe rekuperoi top dhe u shtri prap.

Arbitri nuk duhet ta ndaloje ne asnje rast lojen ne nje rast te tille por ndodhi komplet e kunderta.

Image result for arbitro mariani inter udinese

Ish-arbitri Luca Marelli, ne blogun e tij, rinderton edhe njehere episdon dhe shpjegon gjithcka.

“Ne minuten e 92 nje gabim i rendesishem por jo deciziv qe tregon naten me dyshime te arbitrit Mariani.”

“Ne nje aksion te Interit ne zonen e Udineses, Becao qendron ne toke. Udinese rekuperon topin por me pas e humbet ate ne nje rast ne kufi te zones ku Gagliardini tregohet i vemendshem ta rekuperoje topin./”

“Topi kalon ne posesion te Interit por asistenti Liberti ka therritur arbitrin kryesor me mikrofon (shikoni foton) qe nuk eshte menduar dy here por ka ndalur lojen pa asnje motiv te qarte.”

“Ky eshte nje vendim shume i diskutueshem sepse nuk kishte asnje goditje ne koke, rast kur nderprerja e lojes eshte e imagjinuar automatikisht.”

(Foto e rastit ne fjale, shikoni me kujdes imazhin)

“Prandaj, Liberti (asistenti) dhe Mariani (kryesori), as vete nuk e dine cfare bejne ne kete rast dhe deshtojne te dy te japin nje vendim te drejte duke i hequr Interit nje rast goli te qarte.”

“Gabimi eshte i te dyve, por pa dashakeqesi sepse ata menduan se lojtari i Udineses ishte demtuar por ky i fundit po simulonte.”

“Problemi qendron edhe tek fakti qe Mariani ndaloi nje aksion ku Interi kishte topin ne zoterim dhe me pas, kur rinis loja, topi kalon ne zotrim te Udineses.”

“Arbitri kryesor i dha topin portierit te friulaneve: topi duhet ti kalonte Interit sepse ishte ne zoterim te zikalterve ne momentin qe arbitri kryesor nderprehu lojen pa shkak.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.