Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | August 21, 2018

Scroll to top

Top

157 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Udinese sjell fat per Icardi dhe Perisic: gola, assiste dhe rekord!

Inter, Udinese sjell fat per Icardi dhe Perisic: gola, assiste dhe rekord!
Bujar Berishaj

Neser eshte koha qe te luhet Udinese-Inter, ndeshje e vlefshme per xhiron e 36-te te kampionatit italian.

Dhe neser ne fushe do te zbresin si Ivan Perisic ashtu edhe Mauro Icardi. Dy lojtaret me te dalluar te Interit ne sulm, te gatshem edhe njehere qe t’i ndihmojne Interit per te arritur fitoren qe eshte rezultati i vetem per neser.

E kur jemi te ky kundershtar (Udinese), kroatit duket se i pelqen shume. Ne tre ndeshjet e fundit kunder friulianeve, numri 44 zikalter ka qene decisiv ne 5 gola, me 3 gola dhe 2 asiste. Dy nga tre golat ishin vendimtar per fitoren 1-2 ne transferten e 8 janarit te kaluar.

Aspak me keq nuk eshte as kapiteni Icardi. Maurito ka shenuar pese gola dhe ka asistuar dy here kunder Udineses ne gjashte ndeshjet e fundit ne Serie A kunder tyre.

Por jo vetem, sepse Icardi ka shenuar ne tre ndeshjet e fundit te kampionatit dhe eshte nje hap larg rekordit personal te tij te regjistruar mes gushtit dhe shtatorit 2016 kur ai kishte shenuar ne kater ndeshje rradhazi.

Mbaron me kaq? Aspak. Jo sepse kapiteni zikalter eshte vetem dy gola larg per te arritur shifren e 100 golave me Interin ne Serie A. Vetem 7 lojtare e kane arritur kete dhe i fundit ka qene Christian Vieri, shkruan Opta.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.