Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 26, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, vazhdon mbeshtetja pa kushte e klubit per tifozet e saj ne Shqiperi: “Diten e djeshme eshte shenuar nje…”

Inter, vazhdon mbeshtetja pa kushte e klubit per tifozet e saj ne Shqiperi: “Diten e djeshme eshte shenuar nje…”
Inter Club Staff

Qe Inter ka nje prezence te madhe tifozesh ne Shqiperi tashme nuk eshte nje lajm dhe kjo gje eshte dicka e ditur.

Jo me kot, Inter Club Albania eshte edhe Inter Club me i madh per numer anetaresh ne Europe, por edhe gjithashtu edhe Inter Club me aktiv.

Cfare ka ndodhur? Gjithcka ka te beje me derbin e Milanos, Inter-Milan, qe do te luhet ne daten 05 shkurt 2023.

Ne kete ndeshje, Inter Club Albania do te organizohet ne nje udhetim drejt tempullit San Siro per te ndjekur nga afer skuadren e zemres ne nje derbi shume te luftuar.

Por kesaj radhe, kerkesa per bileta ka qene aq e madhe, sa Inter eshte detyruar te nxjere biletat e saj ne shitje plot tre muaj perpara ndeshjes.

Gjithesesi, nga kjo situate nuk eshte prekur Inter Club Albania, qe duke pasur statusin si Inter Club me i madh ne Europe, ka arritur te siguroje biletat ne masen 100% per anetaret e saj, me ulje dhe ne parashitje direkt nga klubi.

Deri me tani, ne total anetaret e Inter Club Albania kane arritur te sigurojne me shume se 200 bileta per kete ndeshje.

Nderkohe, normalisht nga biletat me ulje dhe prioritet kane perfituar edhe tifozet qe do te udhetojne ne grup nga Tirana per kete ndeshje ku ne prenotim eshte perfshire udhetimi me avion, te gjitha levizjet me autobuz ne Milano, hoteli per dy nete dhe bileta ne stadium sipas deshires dhe buxhetit.

Por nuk mbaron me kaq: per udhetimin ne grup te derbit Inter Club Albania eshte ne diskutime me klubin per te organizuar aktivitete te ndryshme per anetaret ne Milano dhe ne Meazza per ta kthyer kete eksperience ne dicka te pabesueshme per te gjithe.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.