Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

538 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, vazhdon stervitja e personalizuar per Nainggolan: ja gjendja e tij! Rikthimi ne fushe pritet…

Inter, vazhdon stervitja e personalizuar per Nainggolan: ja gjendja e tij! Rikthimi ne fushe pritet…
Inter Club Staff

Ai ka qene nje nga notat negative te pergatitjes se Interit ne kete vere ne Appiano Gentile. 

Edhe pse Spalletti dhe drejtuesit vendosen qe kete vere te mos udhetonin per te mos rrezikuar lojtaret dhe per te mos i mbingarkuar me udhetime te kota trans-oqeanike per disa miqesore qe ne fund te fundit nuk eshte se vlejne shume, ata nuk arriten dot te ndalnin shqetesimet fizike te lojtareve.

Ai qe pesoi demtimin me te rende kete vere ka qene Radja Naingolan i cili ka rreth 3 jave jashte fushave.

Belgu po vazhdon programin e tij te personalizuar te rekuperimit dhe eshte ndalur qe prej ndeshjes ndaj Sion ne te cilin pesoi nje demtim muskluar ne kofshen e majte.

Mesfushori belg nuk do te marre pjese ne miqesoren e neserme ndaj Atletico Madrid qe do te luhet ne darke ne stadiumin Wanda Metropolitana.

Spalletti nuk do e rrezikonte Radjan ne kete ndeshje edhe nese ai do te ishte me mire por e verteta eshte se Nainggolan nuk eshte aspak gati dhe kofsha e majte e shqeteson ende.

Qellimi i stafit te Interit eshte qe te mos shpejtohet koha e rekuperimit por te respektohet koha e rigjenerimit te muskujve.

Sipas asaj qe thone te perditshmet italiane sot, misioni eshte qe Radja te rikthehet ne ndeshjen e pare te Serie A kunder Sassuolos.

Nese nuk do ja dale, ai do te rikthehet pastaj ne ndeshjen e pare ne Meazza per kete sezon, ne ate ndaj Torinos ne San Siro.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.