Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

701 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, vdes Pierluigi Casiraghi, vezhguesi i talenteve historik zikalter. Ai zbuloi Balotellin por edhe…

Inter, vdes Pierluigi Casiraghi, vezhguesi i talenteve historik zikalter. Ai zbuloi Balotellin por edhe…
Inter Club Staff

“Frymëzues dhe resurs i pazëvëndësueshëm për futbollin italian”.

Inter është në zi për vdekjen e drejtuesit historik të zbuluesve të talenteve zikaltër, të cilët kontribuan për ringritjen e sektorit të të rinjve ku ka zbuluar talente të tilla si Balotelli, Pandev dhe Coutinho. Shumë histori të lindura në fusha periferike dhe disa keqardhje, duke përfshirë Pogba dhe Lukaku.

INTER “I TË VJETËRVE”? KA TALENT SCOUT-IN MË TË MIRË NË ITALI

Interi është në zi për vdekjen e Pierluigi Casiraghi, historikisht një pikë referimi e akademisë zikaltër dhe vëzhguesi kryesor i talenteve për shoqërinë zikaltër për pothuajse njëzet vjet. Casiraghi është shuar dje në mbrëmje, në prag të finales së Turneut të Viareggios që do të diskutohet ndërmjet ekipit zikaltër të drejtuar nga Vecchi dhe të rinjve të Fiorentinës. Kjo është një prej shumë finaleve në këtë periudhë që fillon prej viteve 2000 e deri më sot, periudhë në të cilën Interi ju rikthye fitoreve, pas sukseseve të viteve ’60, ’70 dhe ’80: 4 Scudetto, 2 Kupa Italie dhe 4 Turne Viareggio, janë trofetë më të rëndësishme të fituara në këtë mijëvjeçar të ri.

“Një profesionist i dalluar, i vënë gjithnjë në shërbim të FC Internazionale Milano – lexohet në njoftim zyrtar të shoqërisë zikaltër – të cilin duam ta kujtojmë si një mik të mirë, koleg besnik dhe një prej resurseve më të rëndësishëm që futbolli italian ka pasur ndonjëherë.” Inter gjithashtu thekson edhe rëndësinë e Casiraghit në rritjen e sektorit të të rinjve: “Kontributi i tij në zbulimin e talenteve ishte thelbësor gjatë gjithë këtyre viteve duke na dhënë mundësinë për të festuar sezon pas sezoni, arritjen e objektivave të rëndësishëm me djemtë tanë. Ai ka qënë për shumë kolegë më të rinj se ai, një frymëzim i vërtetë, një shembull dhe një burim i pashtershëm dashurie për futbollin”.

Një frymëzues: “Talentet duhet të kërkohen në vendet e humbura”. Anekdotat rreth Pandev dhe Biabiany

“Inspirues”, e quan Interi. Jo rastësisht: dashuria e tij për futbollin e çoi në fushat e periferisë në të gjithë botën për të ndjekur një numër të madh të turneve dhe kompeticioneve të të rinjve. “Turnetë duhet të ndiqen që në fazat e hershme”, – tha njëherë në një intervistë për La Repubblica-n – “. sepse duhet të jesh i pranishëm edhe kur një lojtar i fortë është pjesë e një ekipi del jashtë në fillim të turneut”. Kështu ishte një hap para scoutve të tjerë: “Danimarka, Sllovenia, Hungaria, Maqedonia: Faza e parë e një turneu të luajtur në një vend të humbur, Maqedonia doli jashtë, por unë mora Pandevin”, i cili më pas do të ishte një nga heronjtë e Tripletës. Vende të largëta, siç ndodhi edhe për Biabiany: “E kam zbuluar në një miqësore të luajtur në një fushë shumë të keqe dhe kam nënshkruar në makinë. Frutat e mira duhet ti marrësh nga pema, para se të dalin në supermarket.” Kjo ishte shprehja që përdorte kur fliste për vështirësitë në marrjen e një lojtari të ri të futbollit për shkak të faktit se i duhej të lidhej me shumë komponentë të tillë si klubi, agjenti, familja. Megjithatë jo gjithmonë, një talent i ri do të përfundonte si element i fortë dhe i pjekur në futbollin profesionist: “Vlera e vërtetë e një djali të ri, del në pah kur atij i duhet të përballet me ekipin e parë.” Në karrierën e tij të gjatë, Casiraghi ishte në gjendje për të vëzhguar ndryshimin në qasjen e të rinjve në futboll: “Në vitet e kaluara shihja djem me më shumë dëshirë për të sakrifikuar, ndërsa tashmë bashkëjetesa me lodhjen, duket sikur është ulur, i shoh ata më të dobët si fizikisht ashtu edhe nga ana e temperamentit” Dhe, qysh atëhere (ishte viti 2011), Casiraghi shpjegonte suksesin dhe rilindjen e Gjermanisë, e cila tre vjet më vonë do të bëhej kampione bote pasi kishte kaluar në suksese të njepasnjëshme në nivel të të rinjve: “Ata kanë qenë në gjendje për të integruar disiplinën e gjermanëve me karakteristikat e emigrantëve duke i mposhtur të gjithë.”

Balotelli dhe Coutinho, por edhe ‘pengjet’ Pogba dhe Lukaku

Image result for pierluigi casiraghi inter

Nje karriere e gjate ajo e Casiraghi: pervec te siper cituarit me lart si Pandev dhe Biabiany, ai ka zbuluar edhe Balotellin, Coutinhon dhe Martins: “Per Marion garantoj une”, per brazilianin dha super mendime pozitive dhe e solli ne Appiano bashke me Brancen. E keshtu Cou u prezantua duke i bere nje tunel Materazzit ne stervitje ne diten e tij te proves. Ai ishte nje vezhgues i shkolles se vjeter te futbollit, nje 007 i cili kishte si aftesi shpejtesine e marrjes se vendimit ne krahasim me te tjeret qe perpara se te bejne hapin e duhur duan trefishin e informacionit. Ai kerkonte lojtaret ne nje moshe sa me te re: “Jam ne kerkim te talentit” perseriste shpesh ai.

Casiraghi vete me nje interviste per Sky Sport tha: “Po kerkoj per lojtare 14 vjecar, lojtare qe nuk mund te vleresosh shume mire ne treg, por po kerkoj 14 vjecar me talent”. Keto sekrete te profesionit e bene Casiraghin njerin prej me te medhenjve ne rolin e tij. Ai ka zbuluar Pogba, kur luante ende tek Le Havre. Ne ate kohe Casiraghi beri gjithcka per ta sjelle tek Interi, por appeal dhe forca ekonomike e United fituan. Per motive ekonomike deshtoi edhe ardhja e Lukaku tek Interi qe ne moshen 15 vjecare ‘cmendi’ Casiraghin ne turneun e Viareggios. Keto me lart kane qene ‘pengjet’ e vezhguesit legjendar zikalter. Por pavarsisht kesaj, Casiraghi u largua nga kjo bote duke lene pas nje Inter me nje sektor te rinjsh avanguard dhe nder me te rendesishmit ne bote.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.