Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | August 21, 2018

Scroll to top

Top

1,164 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ve bast mbi te ardhmen: Suning premton 86 milione euro per 5 lojtare me super prespektive!

Inter, ve bast mbi te ardhmen: Suning premton 86 milione euro per 5 lojtare me super prespektive!
Inter Club Staff

Ardhja e Keita Balde, pertej endrres Modric, kompleton nje merkato me te vertete brilante nga ana e Interit. 

Zikalteri, edhe pse jane nen settlement agreement me UEFA-n dhe kane disa rregulla per tu respektuar per shkak te FPF si dhe duhet te perballen edhe me Listat Uefa, kane arritur te sjellin ne shtepi lojtare te nje niveli nderkombetar si De Vrij, Nainggolan por edhe vete Keita Balde. Te gjithe keta pothuajse me formule te blerjes ose blerjes se obliguar.

Senegalezi vjen ne huazim per 5 milione euro me te drejte blerje diku tek 35 milione: nje investim teper i rendesishem nga ana e Suning qe i shtohet te gjithe operacioneve te tjera te ngjashme me te drejta blerje (jo te detyrueshme) te fiksuara per Politanon, Vrslajko dhe Salcedo.

Keshtu jane 20 milione tek Sassuolo per Politanon, 17,5 tek Atletico per Vrslajko, 6 milione (te detyrueshem) per blerjen perfundimtare te Karamoh (qe eshte ne huazim dy vjecar) por edhe 8 milione tek Genoa per Salcedon.

Ne total bejne 86 milione euro per te blere 5 lojtare ne fund te sezonit. Natyrisht qe Suning ne fund te sezonit do te kete te drejten per te vleresuar elementet ne skuader por ne qershor 2019  Interi shpreson qe te kete nje liri me te madhe ne merkato qe te mos jete e detyruar te beje sakrifica te ngjashme si me Cancelo apo Rafinha.

Tani jane dy shpresat e medha te Interit per te ndodhur kjo: natyrisht qe nje kualifikim tjeter ne Champions dhe mbi te gjitha dalja perfundimtare nga settlement agreement qe Interin do e lejoje te hyje ne nje regjim normal te Fair Play Financiar ne te cilen jane te gjitha skuadrat europiane te cilat nuk kane restriksione apo pakte te vecanta.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.