Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

442 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Verona, ajo qe nuk u pa nga kamerat: ja pse ndodhi sherri ndermjet Contes dhe Juric!

Inter-Verona, ajo qe nuk u pa nga kamerat: ja pse ndodhi sherri ndermjet Contes dhe Juric!
Inter Club Staff

Ka qene nje nate e komplikuar ajo per Antonio Conten dhe Interin ne transferten e Verones dy dite me pare.

Ashtu si shpesh ka ndodhur kete sezon, zikalterit jane permbysur ne minutat e fundit dhe pesuar golin e 2-2 ne minuten e 86 pas nje gabimi trashanik ne mbrojtje.

Por gjate ndeshjes, ka pasur nje sherr ne pankine ndermjet tranjerit te Interit dhe tranjerit te Verones, Ivan Juric.

Il Giornale mundohet te shpjegoje se cfare ka ndodhur dhe te tregoje se cfare nuk kane kapur kamerat ne ate moment.

“Gjate ndeshjes, Conte dhe Juric nuk i kane kursyer fjalet kunder njeri-tjetrit. Tekniku salentin ishte teper nervoz per nje faull qe u dha ndaj Romelu Lukaku.”

“Arbiter, po cfare dreq faulli eshte ky?”. Kjo ka qene protesta e Contes, qe ka bere qe Juric te shpertheje ndaj tij.

Ai ka protestuar ndaj Contes ne menyre te drejtperdrejte qe me pas ka sjelle edhe reagimin e Contes.

“Juric, mos me caj k…. ti dhe mbylle ate m…. goje.”

E Juric ja ktheu: “Mbylle ti por si guxon te me thuash mua keshtu?”, ka qene replika e kroatit te Verones.

Me pas, dy tekniket jane ndare nga arbitri i katert i ndeshjes qe ka qetesuar gjakrat.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.