Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,216 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER-Verona – Inzaghi vendos formacionin dhe i habit te gjithe: “Ul ne stol nje titullar te padiskutueshem: do te luaje…”

INTER-Verona – Inzaghi vendos formacionin dhe i habit te gjithe: “Ul ne stol nje titullar te padiskutueshem: do te luaje…”
Inter Club Staff

Pas nje suksesi teper te madh dhe me peshe ne Torino ndaj Juventusit, Inter rikthehet ne fushe diten e sotme ne Serie A.

Perballe do te jete nje skuader serioze si Verona, e cila ndodhet ne nje vend te mire ne klasifikim dhe mund te hape jo pak probleme sot.

Me fitoren ne Torino nderkohe, Interi eshte kthyer plotesisht ne garen Scudetto, nje objektiv qe kurre nuk eshte rreshtur se besuari ne Appiano Gentile.

Sot ne mbremje objektivi i vetem eshte fitorja, me nje San Siro te mbushur plot e perplot me tifoze zikalter.

TE REJAT E FUNDIT NGA INTER – Inzaghi e njeh ne menyre perfekte peshen e ndeshjes dhe per kete fakt nuk deshiron te gjendet aspak i papergatitur.

Ai nuk do te kete ne dispozicion nje njeri te rendesishem si Lautaro Martinez qe eshte i skualifikuar dhe duket se tekniku deshiron te besoje te Correa.

Ky i fundit eshte ne avantazh ndaj Sanchez. Nderkohe, nje muaj me pas, shihet ne fushe edhe De Vrij qe ishte demtuar ne ndeshjen ne Anfield ndaj Liverpool.

Hollandezi do te luaje ne mes Skriniar dhe Dimarco. Pikerisht duhet te ndalemi pak ketu, sepse kjo mund te jete surpriza e madhe e Inzaghit sot.

Ai po mendon te hedhe nga minuta e pare ish-lojarin e Verones duke lene nje ndeshje pushim nje titullar te padiskutueshem si Bastoni.

Nderkohe, ne krahun e djathte Dumfries po shkon drejt nje fanelle titullari dhe Perisic gjithashtu ne te majte.

Ne mesfushe Barella, Brozovic dhe Calhanoglu duken te sigurt per nje fanelle titullari me kroatin qe gjendet fizikisht shume mire pas rikthimit.

TE REJAT E FUNDIT NGA VERONA – Ka disa dyshime edhe ne shtepine e Verones per ndeshjen e sotme ndaj Interit.

Tudor duhet te kuptoje ende kushtet e Barak: ne rast se nuk ja del, gati te luaje Bessa perkrah Caprarit pas shpines se Simeones.

Nderkohe, Veloso po shpreson per nje grumbullim pas demtimit qe ka pesuar kohe me pare ne pulpe.

Ne pankine shihet perseri Lasagna. Tameze dhe Ilic pritet te luajne nga minuta e pare sot ne San Siro ne mesfushe.

FORMACIONET E MUNDSHME JANE KETO:

INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Correa.

NE PANKINE: Radu, Ranocchia, D’Ambrosio, Kolarov, Dimarco, Darmian, Gosens, Gagliardini, Vecino, Vidal, Sanchez, Caicedo.

Image

Tranjer: Inzaghi.

Te skualifikuar: Lautaro (1).

Te padisponueshem: asnje.

VERONA (3-4-2-1): Montipò; Casale, Günter, Ceccherini; Faraoni, Tameze, Ilic, Lazovic; Bessa, Caprari; Simeone.

Ne pankine: Chiesa, Boseggia, Retsos, Sutalo, Coppola, Depaoli, Frabotta, Hongla, Praszelik, Barak, Cancellieri, Lasagna.

Tranjer: Tudor.

Te skualifikuar: asnje.

Te padisponueshem: Pandur, Dawidowicz, Berardi, Veloso.

Arbiter: Marinelli.

Asistent: L. Rossi e Liberti.

Arbiter i Katert: Massimi.

Var: Aureliano (Cecconi).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.