Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

217 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Verona: ky eshte programi i rikthimit te lojtareve nga Kombetaret

Inter-Verona: ky eshte programi i rikthimit te lojtareve nga Kombetaret
Inter Club Staff

Sot ne mengjes, ne oren 11:00 ka nisur zyrtarisht puna e Interit ne prag te ndeshjes se kampionatit te parashikuar per te shtunen pasdite ne oren 15:00 ndaj Verones ne Meazza. 

Luciano Spalletti sot e ka pasur skuadren e pergjysmuar, por lojtaret do te kthehen njeri pas tjetrit ne dy ditet e ardhshme.

Yann Karamoh ka qene i pari qe eshte rikthyer nga grumbullimi me Francen e te rinjve.

Por nderkohe, edhe Marcelo Brozovic dhe Ivan Perisic jane lene me heret nga tranjeri Zlatko Dalic duke mos i perfshire tek miqesorja ndaj Meksikes qe do te luhet mesnate ne se martes.

Kroatet duhet te ishin neser ne stervitje si rregull, por sot surprizen e ka bere ai qe nuk pritej: Marcelo Brozovic duke u paraqitur prezent ne Appiano nje dite me heret.

Image result for brozovic allenamento

Kush nuk do te jete sot per stervitje nderkohe, neser do te zhvilloje nje stervitje te dyfishte.

Te marten me pas fillon rikthimi i lojtareve me radhe. I pari qe do te vije ne dispozicion te Spallettit eshte Milan Skriniar (ka qene djen e fushe kunder Tailandes ne Bangkok) dhe Joao Cancelo (do te luaje sot ne Gjeneve kunder Hollandes).

Te merkuren pritet te rikthehen italianet Antonio Candreva, Roberto Gagliardini dhe Andrea Pinamonti dhe gjithashtu edhe amerikano-latinet Matias Vecino dhe Joao Miranda.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.