Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

503 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER, ME NE FUND VIDAL – Arrihet marreveshja me Barcelonen: “Gjithcka eshte mbyllur gjate nates, ja detajet.”

INTER, ME NE FUND VIDAL – Arrihet marreveshja me Barcelonen: “Gjithcka eshte mbyllur gjate nates, ja detajet.”
Inter Club Staff

Pas zyrtarizimit te djeshem per Aleksandar Kolarov, shume shpejt Interi mund te prezantoje nje tjeter lojtar ne Milano.

Behet fjale per Arturo Vidal, qe pas nje ndjekje te gjate nga Antonio Conte, shume shpejt mund te beje pjese ne skuadren zikalter.

Ne keto caste ka sjelle nje lajm te fundit SportMediaset, e cila ka treguar ngjarjet e ndodhura gjate nates.

Sipas tyre, Arturo Vidal ka arritur marreveshjen finale me Barcelonen dhe eshte shkeputur perfundimisht prej tyre.

“Pas disa ditesh tratativa, me ne fund Arturo Vidal eshte shkeputur perfundimisht nga Barcelona dhe eshte gati te udhetoje drejt Milanos per te perqafuar Interin.”

“Marreveshja ka ardhur gjate nates dhe mesfushori do te lidhet me Interin per dy vite kontrate me opsion per nje tjeter.”

“Ne oret e ardhshme pritet ne Milano per te bere vizitat dhe firmat, dhe me pas do te vihet ne dispozicion te Contes.”

“Keshtu, pritet te marre fund nje nga telenovelat me te gjata te merkatos se Interit qe e ka zanafillen e saj qe ne koherat kur Vidal ishte te Bayern Munich dhe kerkohej fillimisht nga Spalletti.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.