Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

137 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, vetem lajme te keqija: “Diten e djeshme klubi i eshte komunikuar se dy lojtare vazhdojne…”

Inter, vetem lajme te keqija: “Diten e djeshme klubi i eshte komunikuar se dy lojtare vazhdojne…”
Inter Club Staff

Nuk vijne aspak lajme te mira per sa i perket infermierise se Interit dhe te sheruarve nga Covid19.

Sipas Corriere delllo Sport, ne fakt, tamponat e bere dje nga Radu dhe Roberto Gagliardini nuk kane sjelle lajme te mira per Interin.

Dy lojtaret i jane nenshtruar tamponit te disate keto dite, por perseri kane dale pozitive dhe nuk do te jene ne dispozicion per Genoa-Inter.

Keshtu, as portieri dhe as mesfushori nuk do te jene dot prezent ne listen per Serie A ne raundin e radhes dhe nuk dihet ende se kur ata mund te rikthehen.

Nderkohe, sot pritet te dale edhe verdikti i ri per Skriniar dhe Young, ndersa Hakimi me siguri do te jete jashte ndaj Genoas dhe Shakhtar (nese konfirmohet pozitiv).

Do te jete shume e rendesishme per tu pare edhe nese tamponat e lojtareve te tjere ne skuadren zikalter do te dalin negative.

Ne kete moment, shpresat jane pikerisht keto. Mungesa te tjera ne shtepine e Interit do te ishin me te vertete nje harakiri. 

Conte po pret me ankth, por jo vetem ai: te gjithe tifozet zikalter. Mungesa e Hakimi do te jete dicka qe do te ndihet, sidomos kur mungon edhe dikush si Young qe vazhdon te dale pozitiv.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.