Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

561 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Vidal deklaron hapur: “Flamengo apo Colo Colo? Mund t’ju them me siguri ne ne fund te sezonit do te…”

Inter, Vidal deklaron hapur: “Flamengo apo Colo Colo? Mund t’ju them me siguri ne ne fund te sezonit do te…”
Inter Club Staff

Me sa duket gjithcka ka nisur nga nje sondazh i bere nga Arturo Vidal disa kohe me pare ne rrjetet e tij sociale.

Ai pyeste: Flamengo apo Colo Colo? E normalisht e kishte per te ardhmen e tij, e ne 24 ore ka marre me shume se 300.000 pergjigje.

Ne kete sondazh te bere, kane fituar tifozet brazilian te Flamengos me 158.343 vota kunder 150.346 votave te Colo Colo.

Por duket se nuk ka bere shume lajm rezultati i arritur, por pergjigja qe Vidal i ka dhene medias ” Las Ultimas Noticias” ne Kili.

Me sa duket, ai eshte zhbalancuar per te ardhmen dhe ka zbuluar per here te pare se do te largohet nga Interi ne fund te sezonit.

“E vetmja gje qe mund te them ne kete moment eshte se nga Inter do te largohem”, ka deklaruar Vidal diten e sotme.

Ne kete artikull, mund te lexohen edhe disa mendime te gazetareve ne Kili por edhe te ish-shokeve te Vidal per te ardhmen e tij.

Ka shume nga ata qe ftojne Vidal te nderroje skuader sepse ai ka shume per te dhene ne futboll dhe tek Interi nuk po e ben dot kete gje. Lojtari aktualisht ka nje kontrate deri ne 2023 me Inter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.