Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | July 19, 2019

Scroll to top

Top

1,072 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, vijne milionat e pare per FPF nga Genoa: shiten dy lojtare te rinj per 10 milione euro: ja detajet

Inter, vijne milionat e pare per FPF nga Genoa: shiten dy lojtare te rinj per 10 milione euro: ja detajet
Inter Club Staff

Lajmet e fundit nga mediat italiane tregojne se Interi per ceshtje oresh do te mbylle dy marreveshje me Genoan per dy lojtare te rinj.

Interi eshte ne kerkim te plusvalencave per shkak te Fair Play Financiar, dhe prandaj po realizohet ky operacion i dyfishte.

Ja cfare shkruhet ne keto minuta nga Pedulla:

“Genoa po mbyll nje operacion te dyfishte me Interin. Jo vetem portieri Ionut Radu, klasi i 1997, por edhe mesfushori shume i talentuar Xian Emmers.”

“Ky i fundit ka lindur ne Zvicer, por ka pashaporte belge dhe eshte i datelindjes 1999, gezon cilesi te padiskutueshme dhe ne mesfushe mund te mbuloje shume role te ndryshme.”

“Tratativa ne kete moment eshte ne nje faze goxha te avancuar dhe per Interin do te kete nje plusvalence te dyfishte, sepse vlera e kartonave eshte diku tek 7-8 milione euro.”

“Gjithesesi mendohet se kjo marreveshje do i sjelli Interit perfitime me te larta, diku tek 10 milione euro plusvalenca. Lajmi i mire eshte se zikalterit do te fusin ne kontraten e te dyve nje te drejte riblerje sepse i konsideron te dy lojtaret si talente absolut.”

Image result for radu inter

Keshtu ka shkruar Alfredo Pedulla.

Kete lajm e ka konfirmuar edhe pak me pare FcInterNews.it, e cila ka shkruar:

“Ne prag te ndeshjes finale te Inter U19 neser ndaj Fiorentines ku do e vendoset edhe fati i kampionatit te Priamveres, duket se e ardhmja e Xian Emmers eshte vendosur. Po ashtu si Ionut Radu qe eshte rikthyer nga nje huazim tek Avellino, ata te dy do te shkojne tek Genoa dhe do te sjellin tek Interi rreth 8 milione euro. Interi nuk rrezikon ti humbase dy lojtaret perfundimisht sepse do te kete te drejten e riblerjes per te dy lojtaret ne rast se ata shperthejne tek Genoa dhe kjo e drejte do te kete vlefshmeri te gjate po aq sa kontrata e tyre me Genoan.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.