Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

887 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, vjen dhurata e pare per Conten. Gazzetta: “Neser me ne fund zhbllokohet perfundimisht…”

Inter, vjen dhurata e pare per Conten. Gazzetta: “Neser me ne fund zhbllokohet perfundimisht…”
Inter Club Staff

“Cfare jane pak dite kur ne fakt rrugetimi drejt tij ka zgjatur me shume se nente muaj?”

“Cfare rendesie ka te presesh nje fundjave, kur nga hera e fundit qe e ke stervitur kane kaluar gjashte vite?”

“Per ribashkimin e Antonio Contes dhe Aturo Vidal, tashme nuk duhet te presim shume sepse me te vertete eshte ceshtje ditesh.”

Keshtu hapet artikulli i La Gazzetta dello Sport per sa i perket te rejave te fundit per Arutro Vidal, qe do te behet keshtu nje lojtar i Interit. Por cfare po ndodh ne kete moment?

“Barcelona pas problemeve me Messin, ka vendosur qe dita e hene te jete dita e Arturo Vidal dhe largimit te tij.”

“Per kilianin ka vetem disa probleme burokratike dhe ne shtepine Inter pretendojne qe gjate mesit te javes, ai te jete ne Appiano Gentile duke punuar me Conten.”

RROGA DHE PREMIO – Agjenti i Vidal, Felicevich, po negocion me Barcelonen per te zgjidhur kontraten dhe Interi pret qe blaugranat dhe agjenti i kilianit te arrijne marreveshjen perpara se te behet efektive kontrata me lojtarin.

Kjo eshte nje kontrate dy vjecare dhe Vidal do te perfitoje rreth 6 milione euro ne sezon e ne kontrate do te jete edhe nje opsion per vitin e trete.

Kontrata aktuale e Vidal me Barcelonen skadon ne 2021, ndersa katalanasit nuk jane ende te bindur per ti dhene atij ndonje pagese para se te largohet.

Ne radhe te dyte, mbetet gjithmone per tu diskutuar ceshtja e bonuseve ku Vidal ka 2,4 milione euro bonuse pa marre me Barcelonen e qe mund ti fitoje ato edhe ne gjyq.

“Me pak fjale, duhet nje marreveshje totale, qe ti shuaje te gjithe dyshimet e paleve.”

“Por kjo marreveshje duket me te vertete afer, thjesht duhet bere edhe nje sforco e fundit reciproke.”

“Keshtu me pas Barcelona do te mund te kerkoje ne merkato nje lojtar qe eshte ne planet e Koeman, ndryshe nga Vidal.”

“Shanset qe per Conten do te vije dhurata e shumepritur gjate mesit te javes, jane me te vertete te larta.”

Burimi: La Gazzetta dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.