Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,800 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, vjen drita jeshile e madhe nga Suning? “Steven Zhang duket i mahnitur nga ideja per te blere nje si…”

Inter, vjen drita jeshile e madhe nga Suning? “Steven Zhang duket i mahnitur nga ideja per te blere nje si…”
Inter Club Staff

Inter eshte e fokusuar plotesisht te rruga e saj ne kete fund kampionati ku duhet bere nje mbyllje fantastike.

Pas fitores ne Allianz Stadium ne Torino ndaj Juventusit, tashme Interi ka ne dore te fitoje Scudetton nese do ja dale te korre rezultate pozitive nga tani e deri ne fund, normalisht duke shpresuar edhe te gabimet e kundershtareve.

Por duket se nje teme shume e rendesishme ne Milanon zikalter ne kete moment eshte edhe ajo e merkatos se ardhshme.

Per kete gje flet sot Tuttosport e cila tregon se si nga Suning mund te vije nje drite jeshile e madhe per nje lojtar.

“Steven Zhang duket i mahnitur nga ideja per te blere nje si Paulo Dybala qe e ka pare gjithmone me vleresim te madh edhe si kundershtar.”

“E pikerisht te marre Dybala tek Interi eshte edhe qellimi qe Beppe Marotta i ka vene vetes per veren e ardhshme.”

“Nuk eshte nje plan i lehte, por eshte nje plan per te cilin ai ka marre driten jeshile nga Suning dhe ne vecanti nga Zhang.”

“Pse? E thjeshte: nje lojtar i kalibrit Dybala qe vjen me parameter zero eshte nje dhurate qe i behet skuadres.”

“Me pas do i takonte Simone Inzaghit te menaxhonte nje sulm te perbere nga yje dhe tifozet do te ishin vetem te kenaqur.”

“Por tani qe Marotta ka edhe aprovimin e Zhang dhe Suning, gjithcka duket si nje disheze ne garen per Dybala.”

“Ne fillim u perfol edhe per skuadra te tjera qe ishin te interesuara per lojtarin e Juventusit por deri me tani nuk jane verifikuar te sakta keto zera.”

“Eshte perfolur per Barcelonen dhe Atletico Madrid ne Spanje dhe per Tottenham ne Londer por jane pista qe nuk duken te nxehta per Paulon.”

“Ne kete moment ai ka vetem nje deshire: ate qe te qendroje ne Itali e per ta bere te mundur kete gje, Inter duket pista me e mundshme.”

“Normalisht qe ai do te ule pak edhe pretendimet nese shkon tek Interi, por lojtari duket se sdo te kete shume zgjedhje.”

“Interi i ofron gjithcka tjeter me pas: nje vend ne formacion, nje projekt te mire sportiv, qendrimin ne Itali dhe shoke argjentinas ne skuader.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.