Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

911 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, vjen edhe urimi i Mauro Icardit per kampionatin: “Lojtari i Paris Saint-Germain ka tentuar…”

Inter, vjen edhe urimi i Mauro Icardit per kampionatin: “Lojtari i Paris Saint-Germain ka tentuar…”
Inter Club Staff

Sot eshte nje nga ditet me te bukura te popullit zikalter qe kishte pak a shume rreth 11 vite qe e priste kete moment.

Interi eshte shpallur Kampione e Serie A, kater jave nga fundi, pa zbritur fare ne fushe per shkak te barazimit te Atalantes.

Diten e sotme nuk kane qene te pakta edhe mesazhet e urimit te ardhura ne drejtim te klubit zikalter dhe lojtareve te Interit.

Keto urime kane ardhur edhe nga lojtare qe ne te kaluaren kane deshtuar qe te sjellin trofe tek Interi por nje urim duket se ka bere qe te diskutohet me shume se te tjeret.

Duket se ka urimi i ish-kapitenit te Interit, Mauro Icardi, qe eshte larguar mes shume polemikave nga Interi, ka shkaktuar shume polemika diten e sotme.

Ai ka tentuar te pergezoje Interin ne rrjetet e tij sociale, duke postuar nje foto dhe duke shkruar: “Komplimente Inter: kampione.”.

Por ky mesazh urimi nuk eshte pritur aspak mire nga shumica e tifozeve zikalter te cilet ja kane kthyer me ironi neper rrjete sociale.

Ka pasur edhe nga ata qe jane treguar me te ashper me te. Duket se tifozet zikalter nuk e kane falur ende per ate sjellje teper te gabuar te tijen ne te kaluaren qe e coi Interin deri aty sa ti hiqte dhe shirtin e kapitenit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.