Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

625 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, vjen goditja e pare me sulm? Ne pritje te nje lojtari te madh, ja objektivi kryesor i zikalterve!

Inter, vjen goditja e pare me sulm? Ne pritje te nje lojtari te madh, ja objektivi kryesor i zikalterve!
Inter Club Staff

Tashme me largimin e sigurt te Icardit dhe tratativen me Barcelonen per Lautaron, Interi duhet te ri-themeloje te gjithe repartin e saj sulmues. 

Sanchez do te rikthehet tek Manchester United dhe me pas Sebastiano Esposito, me shume mundesi do te largohet per te luajtur ne huazim.

Keshtu klubi zikalter eshte ne pune per te kompletuar repartin sulmues te saj qe do te kete jo pak fytyra te reja.

Nder keta, me shume mundesi, njeri prej sulmuesve do te jete nga Bundesliga gjermane ku Marotta dhe Ausilio po ndjekin me shume kujdes nje profil te ri.

Behet fjale per Matheus Cunha, 21 vjecari brazilian i Hertha Berlin per te cilin Interi ka filluar kontaktet me agjentet e tij dhe shpreson ta mbylle marreveshjen shume shpejt.

“Ai eshte nje sulmues i dyte dhe Cunha ka treguar se mund te adaptohet si sulmues qendre apo sulmues krahu pa problem.”

“Karakteristika keto qe e lidhin me nje zevendesim te mundshem te Lautaro Martinez, ai qe kur erdhi nga Racing luante ne te gjithe pozicionet e mesfushes.”

“Ja pse profili i tij ka perfunduar ne shenjestren e Interit. Ai eshte paguar 18 milione euro por vlera e tij sot llogaritet diku tek 30-35 milione euro.”

“Nje investim jo banal, per nje lojtar qe ne skuadren e Contes do te kishte rolin e sulmuesit te trete ne radhe.”

“Titullaret do te ishin Lukaku dhe njeri prej Cavani ose Werner. Pastaj Interi ka raporte shume te mira me Herthen pasi sezonin e shkuar nga ata erdhi ne Milano, Valentino Lazaro.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.