Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

863 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, vjen ideja e pare e ‘cmendur’ nga Arsenal per Eriksen? “Ata kane ofruar nje shkembim me…”

Inter, vjen ideja e pare e ‘cmendur’ nga Arsenal per Eriksen? “Ata kane ofruar nje shkembim me…”
Inter Club Staff

Dopieta e fundit e shenuar me Kombetaren, me cdo mundesi, nuk do i sherbeje aspak per te ndryshuar fatin e Christrian Eriksen ne Milano.

Mesfushori danez tashme eshte i destinuar te largohet nga Interi dhe hipoteza qe ta beje kete gje qe ne janar po behet gjithmone e me shume konkrete.

Drejtuesit zikalter jane ne pune per te gjetur nje zgjidhje qe do i lejoje ata te perfitojne mbrapsht investimin e bere ne janarin e shkuar, e ne kete marreveshje mund te futet ndonje lojtar qe pelqehet nga Antonio Conte.

Keshtu shkruan sot Corriere dello Sport, e cila zbulon: “Me perjashtim te ndonje rasti ku ai do te ktheje gjithcka ne favorin e tij ne 10 ndeshjet e ardhshme, fati i tij duket i vendosur tashme.”

“Do te largohet ne janar dhe nga largimi i tij do te rekuperohen parate per te blere nje mesfushor tjeter per te kompletuar repartin e mesfushes.”

HIPOTEZA ARSENAL – “Ndermjet skuadrave qe mund te kenaqin Eriksen eshte me siguri edhe skuadra e Arsenal.”

“Duke veshur fanellen e Gunners, atij do i jepej mundesia te kthehej ne Londren “e tij”, dhe ndoshta do i jepte mundesi Interit te merrte nje lojtar me vlere te madhe ne kembim.

Behet fjale per Granit Xhaka, mesfushori zvicerian i lindur ne 1992 qe me zbarkimin ne Emirates stadium te Thomas, ish-lojtarit te Atleticos, nuk eshte me nje lojtar i paprekshem si sezonet e shkuara.

AGJENTET DHE NDERMJETESUESIT JANE NE PUNE – “Operacioni nuk eshte i thjeshte, sepse duhet pare nese dy klubet mund te gjejne nje dakordesi per vleren e kartonave.”

“Xhaka nuk i ka karakteristikat e Kante, mushkerite qe Conte deshiron perpara mbrojtjes. Por ne idete e Contes, ai eshte me i vlefshem se Eriksen.”

“Blerja e zvicerianit do te lironte Vidal e do i jepte nje rol me te avancuar ne skuadren zikalter. PEr momentin ideja e shkembimit eshte nje ide ‘e cmendur’ e Arsenal e per kete po punojne disa agjente te ndryshem.”

“Gjithcka mund te behet konkrete shume shpejt, me Eriksen qe po afrohet me Londren dhe Xhaka qe po afrohet me Milanon.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.