Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,194 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, vjen levizja me e rende dhe me e veshtire: “Sot Icardit i eshte thene nga drejtuesit se do te perjashtohet edhe nga lista e Serie A”

Inter, vjen levizja me e rende dhe me e veshtire: “Sot Icardit i eshte thene nga drejtuesit se do te perjashtohet edhe nga lista e Serie A”
Inter Club Staff

Me sa duket, nuk ka asnje kthim pas dhe asnje hapje rruge per Mauro Icardin nga ana e Interit dhe e drejtuesve zikalter. 

Tashme pothuajse te gjithe i kane harruar golat e tij dhe faktin se ka qene kapiten i skuadres per shume vite dhe normalisht faji nuk eshte i askujt me shume se Icardit.

E gjithe situata qe u krijua ne skuader para dhe pas shiritit ka ndikuar qe Icardi te ndahet perfundimisht me Interin edhe pse zyrtarisht i mban te lidhur nje kontrate qe perfundon pas dy sezonesh.

Por pak me pare, pikerisht per kete teme ka folur gazetari i njohur italian shume afer shtepise se Interit, Fabrizio Biasin.

Ai ka dhene te rejat me te fundit rreth ceshjtes Icardi duke treguar nje dialog te zhvilluar ndermjet paleve ne oret e fundit dhe qe eshte me te vertete shume i bujshem.

Sipas Biasin, “Interi i ka thene Icardit qe jo vetem eshte jashte planeve, por do te jete jashte listes se skuadres ne Serie A per sezonin 2019-2010. Kjo gje do te thote se ai nuk do te mund te luaje dot asnje loje me skuadren e pare ne Serie A sepse do jete nje lojtar i paregjistruar.”

“Keshtu, nese Icardi qendron, bluzen e Interit nuk do te mund ta veshe asnjehere. Interi i ka thene se duhet te zgjedhe nje nga destinacionet e ofertave te ardhura por ai nderkohe i ka komunikuar klubit se nuk ka nderruar mendje. Deshiron te qendroje ne Milano.”

Tashme eshte nje rruge qe nuk ka me kthim pas. Icardi nuk pranon destinacionet dhe refuzon ofertat, Interi nga ana tjeter qe deshiron ta largoje sa me pare.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.