
Inter, vjen nje lajm shume i mire per Skriniar: “Ja vendimi qe ka marre Marotta. Prandaj sot sllovaku…”
Me sa duket, gjerat ne kete merkato mund te ndryshojne nga ora ne ore dhe kjo gje po shihet qarte ne shume dinamika te merkatos zikalter.
I fundit eshte Milan Skriniar, qe per rreth 2 dite me radhe u pa shume afer nje transferimi ne Premier League te Tottenham, por ne kete moment, duket se gjerat kane ndryshuar.
“Ne kete moment qe po flasim, nuk po vjen asnje sinjal serioz apo konkret nga ana e Tottenham Hotspurs per nje oferte te re per Skriniar.”
Keshtu shkruan La Gazzetta dello Sport, qe pasi tregon se Tottenham nuk ka bere asnje oferte tjeter, jep nje lajm te mire edhe per te ardhmen zikalter te Milan Skriniar.
“Sot per sot, nje shitej e Skriniar, eshte shume me e pamundur nga sa mendohej disa dite me pare kur perflitej per afrimin e Tottenham.”
“Pikerisht per kete arsye, me te gjitha gjasat, sot sllovaku do ta nise nga minuta e pare dhe do te beje qe merkato te duket nje kujtim i larget.”
“Ndalet keshtu edhe kerkimi per nje zevendesues per te: qe tek Smalling e deri te Milenkovic, jane ceshtje qe mund ti perkasin nje merkatoje tjeter te Interit, por jo merkatos se ketij viti.”
“Skriniar me shume mundesi do te qendroje dhe do te jete titullari i qendre se djathte te mbrojtjes se Interit. Ka qene me se shumti nje vendim i Marottes qendrimi i tij duke qene se edhe oferta e pare e Tottenham ka qene shume e ulet ne krahasim me vleren qe lojtari ka per Interin.”