Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | February 24, 2021

Scroll to top

Top

670 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER, VJEN NJE LAJM SUPER NEGATIV: “Edhe dy lojtare te tjere te infektuar me Covid19.”

INTER, VJEN NJE LAJM SUPER NEGATIV: “Edhe dy lojtare te tjere te infektuar me Covid19.”
Inter Club Staff

Nje lajm shume i keq ka ardhur ne kete moment direkt nga Milano per sa i perket pandemise dhe infektimeve tek Interi.

Pak minuta me pare gjithcka e ka bere me dije e perditshmja italiane La Gazzetta dello Sport, e cila vazhdon te raportoje per raste te reja me Covid19 tek Interi.

Me sa duket, pas dites se djeshme ku ne klubin zikalter eshte bere me dije se Milan Skriniar dhe Alessandro Bastoni kane rezultuar pozitiv, sot rezultatet kane nxjere ne pah edhe dy lojtare te tjere me Covid 19.

Sipas La Gazzetta dello Sport, behet fjale per Radja Nainggolan dhe Roberto Gagliardini, dy lojtare qe gjenden ne Milano.

Ata nuk jane grumbulluar nga kombetaret dhe po sterviten ne Appiano Gentile (dicka te tille e kane bere edhe diten e djeshme).

Keshtu, rritet numri i lojtareve qe do te mungojne ne derbi me siguri per Interin, duke pare se tashme jane bere kater lojtaret e prekur.

Nderkohe, nga ana tjeter e Milanos eshte edhe Ibrahimovic dhe Duarte, dy lojtare te infektuar gjithashtu, por qe shpresohet se mund te rikthehen deri ne derbi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.