Inter, vjen oferta e pare per Joao Mario? “Ja shifrat dhe detajet, por Marotta nuk eshte i bindur: ne rrezik tratativa?”
Ivan Perisic dhe Joao Mario mund te mos e veshin me fanellen e Interit ne te ardhmen duke mos marre pjese as ne grumbullimin zikalter.
Dy lojtaret kane qene te huazuar kete sezon dhe ashtu si tregon Corriere dello Sport, ndalesa e tyre ne Milano mund te jete vetem disa ditore.
Kjo sepse Bayern Munich po tenton qe te riktheje kroatin ne bavari, ndersa Joao Mario eshte afer transferimit ne Portugali.
Nderkohe qe eshte Hansi Flick ai qe po kerkon Perisic tek Bayern, per Joao Mario interesohet Benfica ne Portugali (ashtu si ju kemi treguar ne ditet e kaluara).
🚨- KOHA ËSHTË TANI! 👇
– 13 ditë nga mbyllja e anëtarësimeve! ⏰
Eja dhe bëhu një anëtar zyrtar i Interit në Shqipëri: të qënit pjesë e familjes zikaltër është një gjest dashurie ndaj klubit të zemres! 🖤💙
Për çdo pyetje mund të na shkruani në WhatsApp: +355695651111! 📱 pic.twitter.com/gVMAp1a5OD
— Inter Club Albania (@InterClubAlb) September 3, 2020
“Portugezi mezi po pret transferimin e ri, sepse ndryshe nga Perisic, e di qe nuk ka asnje te ardhme ne Milano.”
“Per te flitet per nje interesim te forte te Benfices, qe deshiron ta riktheje ne Portugali lojtarin qe shkelqeu me kombetaren ne Europianin e 2016.”
“Mendohet se oferta e pare ka ardhur tek Interi, dhe ka qene vetem 12 milione euro, me Marotten qe nuk eshte i bindur dhe qe kerkon dicka me shume.”
“Mbase kjo do te jete shifra finale dhe Marotta thjesht po tenton qe te fuse ndonje klauzole per te fituar nje % te ndonje shitje te lojtarit ne te ardhmen. Gjithesesi, me kete vonese, marreveshja mund te jete vene ne rrezik te forte.”
“Te mos harrojme se skuadrat portugeze lojtaret e tyre i shesin me shifra mjaft te fryra e ky mund te jete fare mire rasti i Joao Mario ne te ardhmen.”