Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

576 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, vjen oferta e pare zyrtare per nje nga sulmuesit e Contes: gati shitja e tij?

Inter, vjen oferta e pare zyrtare per nje nga sulmuesit e Contes: gati shitja e tij?
Inter Club Staff

Vazhdojne dialoget ndermjet Interit dhe perfaqesuesve te Sebastiano Esposito per sa i perket kontrates.

Zikalterit kane per qellim qe te blindojne diamantin e klasit 2002 tek Interi me nje kontrate deri ne 30 qershor 2025, por palet deri me tani nuk kane arritur ne nje marreveshje.

Ne kete faze qe jemi tani, gjendemi ne nje faze ndalese sipas asaj qe thote Tuttosport por me sa duket, tek Interi ka ardhur oferta e pare per te.

“Kemi Atalanten ne pole position per ta marre lojtarin ne Bergamo. Klubi bergamask e ka kerkuar zyrtarisht tek Interi sulmuesin Sebastiano Esposito.”

“Operacioni nuk eshte i thjeshte, sepse vlera dhe mosha e sulmuesit nga Castellammare di Stabia kane terhequr vemendjen e shume klubeve ne Europe.”

“Por lojtari vete e di qe nje skuader si Atalanta me nje tranjer si Gasperini qe beson tek te rinjte mund te jete klubi i duhur.”

“Gasperini e pelqen ate dhe mund te jete e mundshme qe operacioni te jete i ngjashem me ate te Pinamontit tek Genoa.”

“Ne kete moment jane te gjitha detajet per tu vleresuar por Interi nuk deshiron ta humbase perfundimisht talentin dhe mund te pranoje ta shese dhe te ruaje nje te drejte blerje te rendesishme.”

“Gjithesesi, ajo qe eshte e rendesishme eshte fakti se Interi ka marre oferten e pare zyrtare per Esposito dhe ka ardhur nga nje skuader si Atalanta, presidenti i se ciles ka mardhenie shume te mira me familjen Zhang.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.