Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

358 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, vjen rinovimi i pare ne kohe karantine

Inter, vjen rinovimi i pare ne kohe karantine
Inter Club Staff

Per te ndertuar nje cikel fitues, dihet, duhet qe te rinisesh gjithcka nga sigurite qe ti ke ne skuader. 

Nga njerez me eksperience, nga ata qe nuk te kane tradhetuar as ne ditet me te veshtira. E keshtu, Interi ne rrugen qe ka nisur per te mberritur ne maje te Italise, ka zgjedhur te besoje tek njerezit e saj me te forte.

Keshtu, zikalterit nuk mund te mos nisnin nga Samir Handanovic gjithcka.

Portieri zikalter duket se do te behet keshtu rinovimi i pare ne kohe karantine dhe do te zgjase kontraten e tij deri ne vitin 2022.

 

Ne ate vit, portieri qe ne Itali u be i famshem tek Udinese, do te kete mbushur 38 vjec dhe potencialisht do te kete luajtur 450 ndeshje si zikalter.

Nje firme kjo shume e rendesishme per te gjithe ambjentin e Interit duke pare se ai eshte nje vule per nje te ardhme te sigurt ne porte. Ai ka numrat e nje veterani te vertete.

“Handanovic eshte i pari ne listen e rinovimeve. Ai do te nenshkruaje nje kontrate te re deri ne 30 qershor 2022” shkruan e perditshmja italiane Tuttosport e cila vazhdon edhe me tej.

“Ne fund te kesaj kontrate, Handa (ashtu si shoket e therrasin me perkedheli) do te kete mbushur 38 vjec dhe ai ditelindjen e ka ne 14 qershor.”

“Do te kete arritur keshtu fiks ne vitin e 10 te aventures se tij si zikalter pas transferimit nga Udinese.”

“Ai do te mbylle nje cikel te plote tek Interi me 450 ndeshje mbi shpine. Numra prej flamurtari te vertete.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.