
Inter vrapon ne krahe: transferimi i Malcom nuk perjashton ardhjen e Politano!
Malcom dhe Politano se bashku te Interi?
Eshte e mundshme. Sic raporton Sy Sport, klubi zikalter nuk e perjashton mundesine qe ne krahet e sulmit te kete nje goditje te dyfishte.
Per sulmuesin e Sassuolos eshte i forte interesimi i Napolit qe mund te paguaj menjehre klubin e Squinzit per te pasur lojtarin ne radhet e tyre.
Interi ne anen tjeter duhet te pres korrikun per shkak te problemeve me bilanin dhe nevojshmerine per plusvalencat brenda 30 qershorit. Ne merkato ka gjithashtu disa lojtare zikalter qe i pelqejne Sassuolos.
Behet fjale per Andrea Pinamontin, Nicolo Zaniolo dhe Federico Valietti me Interin qe, ne rast largimi te tyre, do te fuste ne marreveshje edhe te drejten e riblerjes. Megjithate zgjedhja i perket lojtarit.
Nderkohe sa i perket brazilianit te Bordeaux, pista mbetet e nxehte dhe nje transferim eventual i Malcom nuk do e perjashtonte transferimin e Politano. Gjithashtu mund te jete qe Inter te vendos te blej njerin per dy lojtareve te permendur me larte e pastaj nje te ri tjeter.
Te tille si Jonathan Bamba i Saint-Etienne qe eshte ne skadence kontrate me francezet apo Nicolas Gonzalez i Argentinos Juniors.