Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

885 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter vs Juve, ka plasur nje lufte totale: ja dy ngjarje qe tregojne se Marotta dhe Paratici urrehen

Inter vs Juve, ka plasur nje lufte totale: ja dy ngjarje qe tregojne se Marotta dhe Paratici urrehen
Inter Club Staff

Beppe Marotta nga njera ane dhe Fabio Paratici nga ana tjeter. 

Ne mes eshte nje histori e gjate miqesie e perfunduar me tradheti nga njeri prej te dyve (askush nuk e di cfare ka ndodhur me te vertete, dyshimet jane se Paratici mund te kete punuar pas kraheve te Marottes per te fituar pike tek Agnelli) e ne fund jemi tek raportet me te tendosura ndonjehere ndermjet Marottes dhe Paratici por edhe Interi me Juventusin jane ne nje lufte te hapur sportive dhe jo vetem.

Nderkohe qe Juventusi qe ka bllokuar ardhjen e Dzekos tek Interi qe ne muajin qershor duke bllokuar kalimin e Higuain tek Roma. Ky i fundit ka vetem oferten e Romes, e ka pranuar ate, edhe Juventusi eshte dakort, por po e shtyn histori pa shkak dhe mendohet se te gjithen po e ben per te vonuar merkaton e Interit.

Nderkohe, nga ana tjeter ne momentin kur Interi ishte ne bisedime per Lukaku me Manchester United, Juventusi eshte futur ne mes duke ofruar Dybala per belgun dhe Marotta eshte bllokuar per shkak se fondet e Interi nuk e lejojne te beje nje oferte po aq te madhe ekonomikisht se e Juventusit.

Marotta dhe Paratici ne kete moment nuk tolerojne asgje nga njeri-tjetri .La Repubblica eshte munduar qe te tregoje sot ne nje shkrim te sajin dy ngjarje te cilat tregojne me se miri mardhenien e tyre teper te tendosur e gati per te shperthyer.

“Momenti i pare ku eshte vene re se ata te dy nuk e durojne me njeri-tjetrin eshte pare kur Marotta ka hyre ne nje restorant ku Paratici po hante darke (ne Milano, njerezit e futbollit shkojne gjithmone ne te njejtet lokale atje). Ne momentin e pare qe Paratici pa Marotten qe hyri, la darken ne mes dhe u cua dhe iku nga lokali.”

Nderkohe, ne turneun e fundit Aziatik, Paratici ka ndjekur Juventusin ne Singapor por jo ne Nanjing, vend ku dihej se do te vinte Marotta dhe do te ishte ne stadium gjithashtu.

Radio Mercato transmeton gjithmone e me shume thashetheme per ata te dy: eshte tema e veres ne Milano dhe Torino sepse askush nuk e kishte menduar se Paratici nga nxenes i Marottes do te ishte shnderruar ne kete qe eshte sot ku tenton ti qendroje larg sa me shume Marottes dhe ta shmange sa te mundet.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.