Inter-Wolfsburg, Mancini vendos per kualitetin: Nje 4-3-1-2 me ‘kembet e mira’…
Mungojne akoma edhe pak ore nga ndeshja me Woflsburg dhe duket se Mancini ka vendosur qe te therrase edhe ne stol Shaqirin pavarsisht demtimit dhe po mendon per formacionin qe do te hedhe ne fushe per te permbysur rezultatin e ndeshjes se kaluar te perfunduar 3-1 per Gjermanet.
Sipas SkySport24, ne porte do te jete Carrizo (ai ka qene prezent ne konferencen per shtyp sebashku me Mancion, dhe eshte e sigurte prezenca e tij ne fushe serisht sot). Ne qender te mbrojtjes do te jete Ranocchia dhe Juan Jesus (per tranjerin eshte mbrojtja me e mire e qendres qe mund te kete ne dispozicion tek Interi) dhe ne krahet e saj do te jete Campagnaro ne te djathte dhe Santon ne te majte. Mesfusha do te perbehet nga 3: Guarin, Medel dhe Hernanes (Brozovic nuk eshte ne liste). Ndersa perpara do te jete Kovacic pas dy sulmuesve te cilet me siguri do te jene Palacio dhe Icardi.
Njembedhjeteshja e mundeshme:
CARRIZO
4: CAMPAGNARO RANOCCHIA JUAN SANTON
3: GUARIN MEDEL HERNANES
1: KOVACIC
2: PALACIO ICARDI