Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

359 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Young ka ndjere simptoma dhe nuk eshte asimptomatik: “Ja veprimi qe ai beri qe dje ne darke. Norma parashikon tashme…”

Inter, Young ka ndjere simptoma dhe nuk eshte asimptomatik: “Ja veprimi qe ai beri qe dje ne darke. Norma parashikon tashme…”
Inter Club Staff

Ashley Young eshte plot i gjashti lojtar qe ka rezultuar pozitiv me coronavirus: lojtari anglez eshte ne izolim ne kete moment ashtu si eshte komunikuar nga Interi kete mengjes.

“Mbrojtesi anglez diten e djeshme ka ndjere nje si te ftohur, ka bere tamponin dhe ka qendruar ne shtepi, pa e kaluar naten ne Pinetina.”

“Ai beri nje veprim te rendesishem dje ne darke: me te mos u ndjere mire, ka lajmeruar direkt klubin dhe tamponin e ka bere i vetem, pa pasur kontakt me askend. Pra, as shoket e skuadres.”

“Gjithesesi, rasti i Ashley Young eshte rasti i pare i lojtareve te Interit me simptoma dhe deri me tani, te gjithe te tjeret jane asimptomatik.”

“Te kesh simptoma nga virusi nuk eshte dicka e mire sepse ai dihet qe te prek mushkerite dhe dicka e tille per nje sportist mund te jete dicka fatale per karrieren e tij.”

“Prandaj ,situata e tij po ndiqet me shume kujdes”, tregon La Gazzetta dello Sport.

SITUATA NE PRAG TE DERBIT 

Per Interin, eshte emergjence totale. Me Young eshte arritur ne gjashte numri i te prekurve qe nuk do te jene ne dispozicion te Contes.

Pervec anglezit, ata qe do te mungojne tjeter jane Skriniar, Bastoni, Radu, Gagliardini dhe Nainggolan.

A ka mundesi qe ndeshja te shtyhet? Ja cfare thote protokolli i Serie A.

Ndeshja do te luhet rregullisht sepse klubi qe permendet “duhet te kete te pakten 13 lojtare te gatshem, nder te cilet edhe nje portier, qe te luaje dhe keta 13 te kene dale negativ”, e deri me tani, Interi i ka qe cke me ate pune 13 lojtare te gatshem.

Edhe pse nuk i dihet cfare mund te ndodhe ne ditet ne vazhdim.

CELESI I CESHTJES

Celesi i ceshtjes ne kete moment eshte pika kater e protokollit qe percakton:

“Ne rast se ne nje kohe te shkurter kohore brenda 7 diteve, 10 ose me shume lojtare dalin pozitive me Covid, Presidenti i Liges se Futbollit do te shtyje automatikisht ndeshjen e pare te ketij ekipi.”

“Shtyrja do te ndodhe per cdo klub vetem nje here ne nje sezon sportiv dhe jo me shume.”

Ne rast se klubi ka marre nje shtyrje, cdo klub do duhet te luaje nese ka te pakten 13 lojtare te gatshem dhe nje portier.

Ne rast se e ka kryer shtyrjen e ndeshjes njeshere dhe nese nuk i ben dot 13 lojtare heren e dyte, atehere humbje ne tavoline 3-0. Shume e qarte.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.