Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

367 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“E pabesueshme: Inter do shpallet kampione me kundersulme. Nderkohe Juventusi meritonte…”

“E pabesueshme: Inter do shpallet kampione me kundersulme. Nderkohe Juventusi meritonte…”
Inter Club Staff

Qe Interi ne vendin e pare eshte dicka qe shqeteson shume persona, kjo eshte nje gje e ditur tashme.

Kjo sepse skuadra zikalter duke qene gjithmone e kunderta e Juventusit, si ne filozofi por edhe ne histori, gjendet shpesh ne disa situata ku sulmohet pa te drejte.

Ky me sa duket eshte edhe rasti i ketij sezoni, ku te shumta jane kritikat per Interin dhe lojen e saj, edhe pse zikalterit kane sulmin me te mire, mbrojtjen me te mire e shume statistika te tjera qe legjitimojne vendin e pare.

I fundit qe ka folur per kete ceshtje eshte ish-mbrojtesi i njohur Vittorio Pusceddu, i cili ka folur per TMW Radio.

Ai eshte ndalur me se shumti te lufta Inter-Juventus, dhe te arsyet qe kane sjelle Interin ne vendin e pare.

“Une mendoj se Juventusi do e kishte fituar kampionatin pa Pirlon. Ata kane lindur per te fituar, por kane besuar te Pirlo dhe ndodhi ajo qe ndodhi. Ai u tregua jo ekspert.”

“Mendoj se Pirlo ka qene nje zgjedhje per vitet e ardhshme sepse kete sezon nuk doli gje. Por shikoj Interin ne vend te pare dhe me duket e cuditshme.”

“Juventusi pas nente kampionateve te fitonte te dhjetin do te ishte dicka e mrekullueshme, por sa keq, sepse e meritonte…”

“Nderkohe me duket e pabesueshme: do kemi kampione nje skuader si Interi qe do fitoje kampionatin me kundersulme.”

“Conte po fiton keshtu, me kundersulme. Kjo edhe per fatin e tij te mire qe ka nje dyshe sulmuese spektakolare, nder me te fortat ne Europe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.