Inter, zbulohen detajet e para: “Ja me ke eshte takuar Ausilio diten e djeshme ne Londer: me agjentin e…”
Piero Ausilio ndodhej diten e djeshme ne Angli dhe ky lajm ka qene diten e djeshme ne qender te te gjitha mediave.
Arsyeja eshte e thjeshte: te gjithe e kane lidhur kete prezence te drejtorit sportiv te Interit me kalimin e Romelu Lukaku ne Milano.
Por sipas Sky Sport, diten e djeshme nuk ka ndodhur asnje takim ndermjet Ausilios dhe agjenteve te Lukaku, por ai ka takuar nje person tjeter atje.
“Normalisht qe Ausilio eshte per merkaton ne Londer dhe per kete arsye ka ne axhende nje sere takimesh me agjente te ndryshem.”
“Diten e djeshme ai eshte takuar me Fali Ramadani per te folur per Nikola Milenkovic, mbrojtesin e Fiorentines qe eshte kerkuar disa here ne te kaluaren nga Interi.”
“Zikalterit duan te kuptojne nese ka ndonje marzh per te bere kete operacion nese Inter do te kerkoje te bleje serbin.”
“Milenkovic per Interin shihet si njeriu perfekt per te zevendesuar ne skuader Andrea Ranocchian dhe nuk ka lidhje me ardhjen ose jo te Bremer.”
“Nderkohe, dje per Lukaku nuk ka pasur asnje takim nga ana e Ausilios. Belgu per momentin po i ben vete hapat perpara me Chelsean.”