Inter, zbulohen faktet: “Ja pse BC Partners deshiron te bleje aksionet e Interit: ata mendojne se klubi…”
“Vlera estetike e markes, mundesia e permiresimit te imazhit te tyre neper bote dhe nje e ardhme e shkelqyer.”
Keto jane vetem disa nga motivet qe jane zbuluar diten e sotme dhe qe kane shtyre BC Partners qe te nisin nje tratative per tu futur ne klubin zikalter.
“Sipas fondit londinez, klubi zikalter eshte nje bukuri e vertete per sa i perket historise se saj, lojtareve qe kane veshur kete fanelle dhe ngrohtesise se tifozerise.”
“Per te gjithe keto faktore, emri i marks zikalter ka nje perceptim shume pozitiv ne bote, qe vleresohet shume edhe jashte Italise.”
“Nje pjese e merites i shkon edhe qytetit te Milanos, duke qene se BC Partners eshte prezente prej kohesh aty. Keshtu, cdo dite qe kalon, BC Partners po afrohet me hapa galopant me Interin”, shpjegon e perditshmja italiane.
“Vleresimi i Interit, sipas bleresve potenciale, duhet te jete diku tek 750-800 milione euro.”
“Pra, rreth 200-250 milione euro me pak nga sa e vleresonte Suning, qe ka pretenduar nje vleresim 1 miliarde euro per zikalterit.”
“Per nje muaj do te merret vesh nese fondi londinez do te bleje shumicen e aksioneve te Interit, apo nje pakice te tyre.”