Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,528 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, zbulohen milionat e eurove qe do te fitohen nga te drejtat e TV ne Itali: “Kesaj radhe Inter ka parakaluar…”

Inter, zbulohen milionat e eurove qe do te fitohen nga te drejtat e TV ne Itali: “Kesaj radhe Inter ka parakaluar…”
Inter Club Staff

Kampionati i Serie A po afrohet me fundin dhe klubet po fillojne te mendojne edhe per sa i perket te ardhurat televizive.

Pozicioni ne klasifikim ne kete liste peshon shume sepse kush del i pari e me radhe, perfiton akoma edhe me shume para.

Keshtu, ne baze te klasifikimit aktual, gjithmone nese kampionati perfundon keshtu si eshte edhe diten e sotme, eshte bere edhe nje perllogaritje sa do te fitonin klubet.

Shifrat dihen te gjitha, me perjashtim te 12% te totalit, shume kjo qe llogaritet vetem ne baze te shikueshmerise qe kane pasur skuadrat dhe qe tregohen nga DAZN.

Gjithesesi, spikat Interi ne kete liste, qe sipas Calcio e Finanza, do te ishte klubi qe do te fitonte me shume nese kampionati mbaron keshtu.

Skuadra e Interit per shembull, do te fitoje rreth 72,5 milione euro, qe jane te ndare ne 23,5 milione shperndarje e barabarte, 17,6 milione nga tifozet ne stadium, 4,0 nga historia dhe 10,4 per rezultatet ne 5 vitet e funditsi dhe 16,9 per klasifikimin ne sezonin e shkuar.

Pra, eshte nje shperndarje goxha e komplikuar dhe ku maten shume parametera per te dale te nje shifer perfundimtare.

Nderkohe, poshte Interit do te ishte Milan me 70.6 milione euro, Juventusi me 66.6 milione dhe Napoli me 59.1 milione.

Ky eshte edhe klasifikimi i plote me parate qe do te perfitonte secili klub ne fund te sezonit:

1. Inter 72,5 milioni

2. Milan 70,6

3. Juventus 66,6

4. Napoli 59,1

5. Roma 57,5

6. Lazio 52,9

7. Atalanta 45,9

8. Fiorentina 44,7

9. Bologna 38,5

10. Torino 38,2

11. Sampdoria 36,9

12. Sassuolo 36

13. Verona 35,3

14. Udinese 34,6

15. Genoa 33,5

16. Cagliari 31,8

17. Empoli 29,8

18. Spezia 28,5

19. Venezia 26,9

20. Salernitana 26,9

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.