Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

240 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, zbulohen rregullat e hekurta ne Appiano Gentile: “Klubi i ka urdheruar te gjithe lojtaret te mos behet asnje shetitje.”

Inter, zbulohen rregullat e hekurta ne Appiano Gentile: “Klubi i ka urdheruar te gjithe lojtaret te mos behet asnje shetitje.”
Inter Club Staff

Interi po pergatiet qe te rinise stervitjet. Nese nuk do te kete asnje lojtar pozitiv nga testet anti-covid, zikalterit do te rikthehen ne fushe per stervitjet individuale qe nga dita e neserme.

Por sipas asaj qe eshte zbuluar nga mediat ne itali, protokolli i miratuar nga klubi zikalter eshte shume i rrepte.

Ajo eshte studiuar deri ne detaje nga ekspertet, nenvizon Corriere dello Sport qe tregon: “ne sensin qe Handanovic dhe shoket e tij mund te futen ne qender stervitore vetem nese kane vene masken.”

“Cdonjeri prej tyre do duhet te vije me makinen e tij personale ne qender stervitore.”

“Nderkohe, jane ndaluar ne menyre direkte shetitjet per lojtaret neper lagjet respektive dhe i eshte kerkuar te gjitheve qe te minimizojne kontaktet.”

“Edhe ato qe jetojne ne nje lagje, nuk do te lejohen te vijne bashke ne stervitje. Dhomat e zhveshjes nderkohe do te jene te mbyllura dhe po ashtu edhe lokali dhe club-house ne Appiano.”

“Nderkohe, do te jene te hapura vetem disa dhoma tek sektori i miqve. Jane pikerisht ato dhoma qe do te perdoren nga lojtaret zikalter per tu nderruar para dhe pas stervitjeve dhe do te bejne dushet.”

“Eshte skarcuar ideja qe ata te riktheheshin ne shtepi per te bere dush, duke pare qe do detyroheshin te qendronin te djersitur gjate gjithe rruges.”

“Nder te tjera, te gjitha dhomat do te higjenizohen cdo dite. Struktura e gjitha do te pastrohet ne mengjes dhe ne darke, dy here ne dite, per te mos i lene asgje rastesise.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.